Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei: Irani, jo i zemëruar me evropianët!

    Khamenei: Irani, jo i zemëruar me evropianët!

    Çështja TikTok: përbetim për ndershmëri!

    Çështja TikTok: përbetim për ndershmëri!

    Pamje: gjest vetëvendosës mbi zëvëndësin e  Kurtit

    Pamje: gjest vetëvendosës mbi zëvëndësin e Kurtit

    Britania i “mbyll derën” flakëvënësit të Kur’anit

    Britania i “mbyll derën” flakëvënësit të Kur’anit

    Banka që “kapërceu veten” përballë Turqisë

    Banka që “kapërceu veten” përballë Turqisë

    Raporti: Kriminelët nga Mali i Zi, kontrabandë e 30 tonëve kokainë

    Raporti: Kriminelët nga Mali i Zi, kontrabandë e 30 tonëve kokainë

    Rusi Su-35, për të kapur një B-52 amerikan mbi Baltik

    Rusi Su-35, për të kapur një B-52 amerikan mbi Baltik

    Komisioni Evropian: Shenjat e para të thatësirës tashmë ndihen në Evropë

    Komisioni Evropian: Shenjat e para të thatësirës tashmë ndihen në Evropë

    Francë: vandalizohet xhamia që do hapej gjatë Ramazanit

    Francë: vandalizohet xhamia që do hapej gjatë Ramazanit

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Flamuri Kullolli: Njeriu që rregullon celularë me dhëmbë

Nga te Sheshi
28/10/2015
në Intervista, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Flamuri Kullolli:  Njeriu që rregullon celularë me dhëmbë
9
SHPËRNDARJE

“Një bombë më ndryshoi jetën, ja kam dalë edhe pa duar. Njerëzit stepen fillimisht, por më pas rikthehen në dyqanin tim!”

Nga Bardha Nergjoni  

I mungon njëra dorë dhe e ka të gjymtuar pjesërisht dorën tjetër, por kjo nuk e pengon që të ushtrojë një zanat dhe aq më tepër të rregullojë celularë. Quhet Flamur Kullolli  dhe është me origjinë nga një fshat i Gramshit. Është 44 vjeç dhe njihet riparuesi më interesant i celularëve në Elbasan.

Në vend të duarve, që për fat të keq, për shkak të një aksidenti, ka humbur njërën dhe pjesërisht tjetrën, përdor dhëmbët. Ka filluar të merret me celularët qysh në vitin e largët 1997 në Greqi ku ka qëndruar për 13 vjet. Dyqani i tij poshtë “kryqëzimit të Cërrikut” ka gjithmonë klientë dhe tashmë askujt që kthehet për së dyti nuk i bën përshtypje se si Flamuri arrin të rregullojë celularë… pa duar.

 Si ka ndodhur që jeni gjymtuar?

Kam qenë vetëm 11 vjeç. Gjithçka ka ndodhur në 20 prill të vitit 1983. Isha duke luajtur me shokët dhe gjejmë një bombë e lënë qysh në kohën e Italisë. Si fëmijë trazovaç që isha në atë kohë, më pëlqente që të eksloporoja, e gjeta,  e godita për të mësuar çfarë kishte brenda dhe shpërtheu. Kam qëndruar mbi 10 ditë në koma dhe 3 muaj në spital. Kam bërë shumë ndërhyrje dhe shumë ilaçe. Kam shpëtuar me ndihmën e Zotit dhe falë mjekëve të mrekullueshëm Qemal Zani e Njazi Fejzo.

 Çfarë bëtë pas aksidentit?

Shkollën nuk e vazhdoja dot pasi vija nga një familje e përndjekur dhe nuk më lejuan të vazhdoja më tej. Në atë kohë kam bërë punë të lehta derisa u ndryshua sistemi. Fillova punë në postë në Mlizë pasi u transferova në Elbasan. Rroga ishte shumë e ulët dhe emigrova në Greqi si çdo shqiptar. Kam qëndruar 13 vjet në Athinë. Aty nga viti 96-të fillova të merrem me celularët. Të eksploroja ishte dëshira më e madhe pasi gjithmonë më ka pëlqyer të njoh mekanizmin e çdo gjëje. Disa grekë më ndihmuan që të filloja në një dyqan riparimi. Ishte shumë herët për celularët, flasim për panasonik-un apo nokia-n e parë. Më pas vazhdova edhe në dyqane të tjera. Më merrnin me orë e kështu punova për disa vite.

Pse vendosët të ktheheshit në Shqipëri?

Doja të hapja një aktivitet timin. Atje ishim emigrantë dhe trajtoheshim si të tillë, aq më tepër unë që kisha dhe këtë paaftësi. U ktheva në vitin 2006. Hapa dyqanin tim dhe nga ajo kohë riparoj celularë.

E keni të vështirë të bëni këtë punë?

Unë për vete nuk arrij ta kuptoj se si mund të kesh dy duar. Që ka vështirësi e shoh pasi si mund ta bëjë një njeri me dy duar nuk mund ta bëj unë se më duhet dyfish mundim, por jam mësuar. Më ndihmon shumë dora e majtë edhe dhëmbët. Ajo kryen një rol mbajtës ndërsa dhëmbët për të zbërthyer. Më është bërë si rifleks tani e nuk më bën më përshtypje.

Tashmë keni shumë kohë në këtë dyqan, janë shtuar klientët?

Kam mbi 10 vjet që punoj. Sigurisht që puna ka ardhur duke u shtuar dhe tani nuk e kuptoj dot ditën time pa këtë punë. Jam përshtatur të zbërthej edhe teknologjinë e fundit, e cila do më tepër kujdes pasi është një punë më e imët.

Si reagojnë klientët që vijnë për herë të parë?

Çuditen mjaft dhe është normale. Shumë njerëz në fillim e linin nga zori telefonin kur më shihnin për herë të parë. Madje shumë të tjerë edhe kanë ikur kur më kanë parë si i riparoj. Ka ndodhur që janë kryer sërish por pështypja e parë ishte negative.

Po çmimet e riparimeve si i keni?

Pozicioni ku e kam dyqanin bën që të vendos edhe çmime më të lira. Kam shumë punë por veproj me çmime që i përballojnë të gjithë. Kam shumë klientë dhe është më e vështirë t`i përballoj por punoj mjaft dhe nuk ankohem.

Do ta vazhdoni këtë zanat?

Në fakt këto 10 vjet jam lodhur mjaft dhe kam punuar shumë nisur edhe nga vështirësitë që has. Por unë nuk kam çfarë bëj tjetër. Kjo është puna ime dhe pasioni im. Nëse do të ma hiqnin nuk do të jetoja dot.

Në fakt ju mund të përballeni edhe me tatimorët. Si do reagonit?

Unë nuk mund të ushtroj një zanat pasi  trajtohem me paaftësi. Dyqani është në emër të djalit, i regjistruar dhe me të gjithë dokumentacionin pasi unë nuk mund të kem një të tillë. Nuk e di por edhe mund të vijnë tatimorë të më thonë pse punoj. Nuk rri dot pa një punë edhe pse jam invalid. Edhe ne kemi të drejtën të punojmë. Nëse do të më ndalojnë apo penalizojnë të gjithë do shohin anën tjetër timen. Do të bëj të pamundurën të vazhdoj këtë zanat pasi jam vetëm 44 vjeç dhe kjo është puna që di të bëj më mirë.

12191352_10206168750872345_5070751577393629239_o

Klientët: kemi më shumë besim se tek të tjerët

Klientët janë të shumtë në dyqanin e Flamurit. Shumë rrinë e shikojnë edhe me kuriozitet se si arrin të rregullojë celularë. Ai përdor me shkathtësi edhe dhëmbët, të majtën që nuk e ka dhe gishtat e mbetur si pasojë e aksidentit. Është një mrekulli se si një njeri mund të arrijë të bëjë punë të tilla edhe pse nuk është si të gjithë ne. E admirojmë dhe vijmë këtu sepse ai është i zoti,i kujdesshëm dhe i lirë, e nuk mashtron si shumica e riparuesve të celularëve”, shprehet një nga klientët që ka sjellë celularin për të rregulluar. Të gjitha moshat kalojnë nga dyqani i Flamurit pasi celulari është aktualisht mjeti më i përdorshëm nga të gjithë. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Media greke: Si po synon Shqipëria të bëhet një El Dorado e re
Ekonomi

Media greke: Si po synon Shqipëria të bëhet një El Dorado e re

22/03/2023
Këshilla e Warren Buffett për Bill Gates: “Ndoshta gjëja më e rëndësishme” që ai ka mësuar”
Shkencë & Jetë

Këshilla e Warren Buffett për Bill Gates: “Ndoshta gjëja më e rëndësishme” që ai ka mësuar”

21/03/2023
Janusz Bugajski: Një përrallë e dy konspiracioneve ballkanike
Diplomaci

Janusz Bugajski: Një përrallë e dy konspiracioneve ballkanike

21/03/2023
Lajme të tjera
Shifrat e krizës: në Stamboll ka më shumë refugjatë sirianë sesa në të gjithë Europën së bashku

Shifrat e krizës: në Stamboll ka më shumë refugjatë sirianë sesa në të gjithë Europën së bashku

Aplikacionet që ju harxhojnë më shpejt baterinë e telefonit

Aplikacionet që ju harxhojnë më shpejt baterinë e telefonit

Hoffenheim hyn në histori me trajnerin më të ri: 28 vjeç

Hoffenheim hyn në histori me trajnerin më të ri: 28 vjeç

TË FUNDIT

Google hap akses në chatbot-in e tij Bard, një konkurrent i ChatGPT

Google hap akses në chatbot-in e tij Bard, një konkurrent i ChatGPT

2 minuta Më parë
Khamenei: Irani, jo i zemëruar me evropianët!

Khamenei: Irani, jo i zemëruar me evropianët!

41 minuta Më parë
Çështja TikTok: përbetim për ndershmëri!

Çështja TikTok: përbetim për ndershmëri!

1 orë Më parë
Pyetje për OKB-në: Pse u përdor “marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”?

Pyetje për OKB-në: Pse u përdor “marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”?

1 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Media greke: Si po synon Shqipëria të bëhet një El Dorado e re

Media greke: Si po synon Shqipëria të bëhet një El Dorado e re

22/03/2023
Këshilla e Warren Buffett për Bill Gates: “Ndoshta gjëja më e rëndësishme” që ai ka mësuar”

Këshilla e Warren Buffett për Bill Gates: “Ndoshta gjëja më e rëndësishme” që ai ka mësuar”

21/03/2023
Janusz Bugajski: Një përrallë e dy konspiracioneve ballkanike

Janusz Bugajski: Një përrallë e dy konspiracioneve ballkanike

21/03/2023
Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

20/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist