Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fjalori i Kristoforidhit: as rilindasit nuk ishin ëngjëj!

by te Sheshi
01/11/2015
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 5 mins read
A A
Fjalori i Kristoforidhit: as rilindasit nuk ishin ëngjëj!

Studim nga Bardha Nergjoni 

A ishte kontravers Naimi për fjalorin e Kristoforidhit?

A e shitën apo falën për interesa tregëtare vëllezërit Nosi fjalorin e Kristoforidhit?

Jemi në periudhën kur të gjithë po diskutojnë pro dhe kundër e askush nuk sheh dritëhijet e figurave kombëtare që nuk mundojnë dhe janë dokumentuar tashmë. Duke qenë se kam bërë një vështrim të thellë në jetën dhe veprën e Kristoforidhit parë në dritën e dokumenteve m`u desh të krahasoja dhe letërkëmbime që shpjegojnë se imazhet tona kombëtare në fushën e gjuhës dhe letërsisë nuk janë ashtu siç do ti donim ne të ishin, të përkryer por kanë momentet e tyre kontroverse që shfaqen shpesh edhe nëpërmjet letërkëmbimeve. Duke qenë se ditët e fundit letërkëmbimet kanë qenë motiv për të vlerësuar apo mohuar vlera atëherë vlen të shtroj si më poshtë:

Në të vetmen letër zyrtare që gjendet në AQSH të dërguar nga “Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip” dërguar Shoqërisë së Bukureshtit që mban datën 23 korrik 1882, të firmosur nga Kristoforidhi, Jani Vreto, dy vëllezërit Frashëri etj., tregohet interesi i madh për Fjalorin e Kristoforidhitn si dhe dëshirën për ta botuar por në një letër private të shkrimtarit të “Bagëti e bujqësi” shprehet krejt e kundërta.

“Për-së-ri u lutemi vëllazërisht të mos na mënohen’ e të mbetetë puna prapa, që e pritnimë me gojë hapëtë edhe kemi hequrë shumë mundimë, sikundrë q’e dini sa e prumë në këtë shkallë, se edhe hekuri rrahetë sa ësht’ i nxehëtë.

Ndë të luturitë tanë është edhe të luturitë e djemet zotërisë suaj edhe të tërë kombitë edhe të djemet për gjithë jetën’ e jetësë edhe shpresojmë të na dëgjohetë e të na vinjë të përgjegjuritë sa-kaqë-herë”[1].

Botimi  e Fjalorit ishte në vazhdim dhe do të ishte përfunduar nëse paratë nuk do të përdoreshin për libra të tjerë. Naim Frashëri që më pas do ta kundërshtonte botimin e Fjalorit do të firmoste këtë letër të Shoqërisë në 1882, por pak vite më vonë, pasi vdiq Kristoforidhi,  ai do të aprovonte të kundërtën e interesit për botim të këtij fjalori. Në një letër drejtuar Vasil Terpos ai do ta quante fjalorin të pavërtetë dhe të kopjuar nga Hanni:

“Nga letra e Naim Frashërit për Vasil Tërpon

Stamboll, 5 shtator 1896

Protestanëtë u pendohnë dhe shtypnë këngat e Davidhit me shkronjat’ e mërzitura të para! Ment o Perëndi. Po na kanë dhënë fjalë se do t’i shkruajnë të gjitha me radhë, me shkronjat’ e ra. Por edhe ato duanë ndrejtuarë se i ka bërë më shumë lathime Kristoforidhi. Mos epni të holla për Fjalëtoret’ të Kristoforidhit se nuk ësht’ i vërtetë, e pamë ne. ka marrë ca fjalë këtu atje nga një radhua që ka bërë Hahni, po s’i ka as me radhë, as të shuma. Ne e kemi zën’ dhe fjalëtoren e po e bëjmë, s’duam as pag’ as gjë, po si të mbarohenë ato që kini aty, vjen dhe ajo që çdo mizë s’bën mjaltë”[2].

Aleksandër Xhuvani do të merrej për shumë kohë me transkriptimin dhe me rregullime në Fjalorin e botuar në greqisht. Në parathënien e botimit të Fjalorit do të sillte për historinë e gjatë në të cilën kaloi kjo vepër para se të botohej në Greqi.  “E kështu deri aty nga viti 1900 Fjalori i Kristoforidhit ruhej në shtëpi të tij, kur mbas vdekjes së të shoqes i biri Stefani, ja shiti për borxhet që i kishte tregëtarit elbasanas Veniamin Nosit, i cili ja shiti konsullit grek të Durrësit me shpresë se do të botohej dikur. Për ja 4 vjet dorëshkrimi ngeli n’arkivat e Ministrisë së Jashtme të Greqis kur më 1904 qeveria greke e ndau që ta botojë”[3].

Xhuvani jep detaje edhe mbi numrin e fjalëve, pretendimin e Naimit se Kristoforidhi e kopjoi nga Hanni si dhe vlerësimin e tij për fjalorin:

Letwr e tw shtypurit shkronja shqip nw Konstandinopojw   fq.1

“Ky Fjalorth i Hahn-it, simbas numërimit tem, ka nja 5.500 e sa fjalë, nga të cilat 1000 e sa janë të hueja, turqishte e greqishte. Këto të fundit Kristoforidhi nuk i ka shtimë në Fjalort të tij, por edhe shumë fjalë prej atyneve që ka marrë nga Hahn-iai i ka ndreq tue i zhvillue me kuptime e më shu shembëlla të tjera. E kështu nga ato 11.675 fjalë që ka Fjalori i Kristoforidhit 4.500 gjinden edhe te Hahn-i. me gjith’atë nuk përjashtohen  hipoteza që Hahn-i në hartimin e Fjalorthit të tij të jetë pështetë edhe në materialin, që do t’I ketë dhanë Kristoforidhi të cilin e ka pasë mësues të shqipes. Kristoforidhi ka pasë thanë e kështu e kemi pasë ditë të gjithë, e Fjalori i tij kishte dyzetmijë fjalë. Duket se e ka teprue me këtë punë, por mbase ai me këtë numër kuptonte edhe fjalët e përdoruna nëpër shembëllat, e fraseologjin’e e kuptimevet të ndryshme të fjalëvet.

Këto fjalë të fjalorit janë fjalë shqipe ose nga ato që shquhen për origjinën e tyre iliro-trakase e indoevropiane ose nga ato prej brumit lartin e neolatin, slav e grek, por që të hymë në shqipet qysh prej kohëvet të lashta janë brujtë e asimilue e kanë marrë trajtën e shqipes saqë sot i quejmë tonat”[4].

Fjalori, sipas një letre që përforëcon faktin se dorëshkrimi u shit, Faik Konica i dërgon një baroni austriak i interesuar gjithashtu,  i ra si trashëgimi  djalit të mesëm, Stefanit dhe ky  i fundit ia ka dhënë Nikolla Nosit për të shlyer një borxh që kishte:

Faik Konica për baronin N. Zëiedenek, marrë më 12 janar 1902

Bruksel, 31 dhjetor 1901

Zoti Baron,

Kam nderin t’i njoftoj Shkëlqesisë suaj përmbajtjen e një letre që sapo mora. Dorëshkrimi  Fjalorit të Kristforidhit gjendet në duart e një farë Nikolla Nosit, tregëtar në Elbasan. Djali i Kristoforidhit i ka borxh një shumë të hollash dhe është pikërisht Nikolla Nosi ai, i cili  është marrë me pazarllëkun e shitjes së dorëshkrimit si me Shoqërinë Dituria ashtu edhe me konsullin e Manastrit, sepse nga shuma e marrë prej shitjes ai do të mbajë borxhin dhe tepricën do ta marrë i biri i Kristoforidhit. Në letër më shkruajnë gjithashtu se si Nosi ashtu edhe i biri i Kristoforidhti ndodhen në Elbasan.

Së pari mora vesh, s ekur u nda trashëgimia e të ndjerit K. Kristoforidhi, dorëshkrimi thonë se i mbeti të dytit prej tri vëllezërve, Stefanit që është një tregtar i vogël në Elbasan, dhe jo djalit më të madh, Aleksandrit që është mësues në shkollën vllahe të Voskopojës”[5]…

Nëse Naim Frashëri ndërroi mendim apo u tregua “egoist” për botimin e veprave të tij, nëse vëllezërit Nosi e shitën fjalorin e Kristoforidhit, nëse, nëse…figurat tona kombëtare kanë dritë-hije, e rëndësishme është që ato të vihen në peshore dhe të vendosë populli se në cilin piedestal duhet të qëndrojnë. /tesheshi.com/

[1] AQSH, Fondi 101, Dosja 49, fq 2

[2] AQSH, Fondi 38, Dosja 2

[3] Fjalor Shqip-Greqisht, Parathënie A. Xhuvani, fq 6

[4] Po aty fq 8

[5] Lloshi Xhevat, Kristoforidhi përmes dokumentimit, fq 382, HHSA, Vjenë, Politischen Archiv, Albanien, XIII

Related Posts

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?
Kryesore

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje
Kryesore

“Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

08/05/2025
Ulja e parë e një avioni në areoportin e ri të Vlorës, por ç’bëhet me Kukësin, ku firoi Air Albania?
Ekonomi

Ulja e parë e një avioni në areoportin e ri të Vlorës, por ç’bëhet me Kukësin, ku firoi Air Albania?

08/05/2025
Next Post
“LEXO!”/ Të mundësh përmes dashurisë

“LEXO!”/ Të mundësh përmes dashurisë

Një element në përditshmëri që e bën jetën më të lumtur

Një element në përditshmëri që e bën jetën më të lumtur

SHENIM/ Ngadhënjimi i AKP-së në Turqi si fitore e të gjithëve, edhe për shkupjanët, tetovarët e prizrenasit

SHENIM/ Ngadhënjimi i AKP-së në Turqi si fitore e të gjithëve, edhe për shkupjanët, tetovarët e prizrenasit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

08/05/2025
Një amerikan në krye të Vatikanit

Një amerikan në krye të Vatikanit

08/05/2025
Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

08/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni