Asnjë surprizë në përplasjen më klasike të Bundesligës. Bajerni i Mynihut është i vendosur të mos u lëshojë më pe kundërshtarëve.
Ndaj Borusias së Dortmundit në “Allianz Arena”, në prani të 75.000 shikuesve, për bavarezët nuk është diskutuar për anjë moment fitorja.
Madje golat e parë kanë ardhur fare shpejt. Bajerni ka kryesuar 2-0 brenda dhjetë minutave, falë golave të Ribery-së dhe Lewandowski-t. Guerreiro veç sa e ka bërë më interesant takimin me golin që ka shkurtuar shifrat.
Rrjetat e tundura nga Robben dhe sërish nga Lewandowski në pjesën e dytë kanë vulosur rezultatin 4-1. Duhet kujtuar se polaku e shënoi me 11-metërsh golin e tij të dytë.
Fitorja e 21-të në 28 javë kampionat e çon Bajernin e Mynihut në kuotën e 68 pikëve, dhjetë më shumë se Lajpcigu i vendit të dytë.
Borusia e Dortmundit duhet të kënaqet momentalisht me vendin e katërt me 50 pikët e saj. /tesheshi.com/