Tubimi i parë masiv në sheshin e ri “Skënderbej” do jetë falja e Fiter Bajramit këtë të dielë. Pas disa vitesh ushtrim i këtij rituali në gjatësinë e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, faljet e Bajrameve rikthehen në atë vend ku u zbatuan prej shumë vitesh, pëjashtuar ato të parat ku shfrytëzohej hapësira e Namazgjaës, sot vendi ku po ndërtohet xhamia e re e Tiranës.
Dhe si për koinçidencë fati, pra, do jetë Fitër Bajrami ai që do shënojë një tjetër inagurim të “Skënderbeut” të ri, me masën gjigande të besimtarëve që do falen duke iu drejtuar xhamisë historike të Et’hem Beut.
E sipas të gjitha gjasave, edhe me funksionalitetin e Xhamisë së Madhe, asaj që po ndërtohet, namazet e dy Bajrameve do falen në sheshin “Skënderbej”, kjo për shkak të masës së papërballueshme të besimtarëve nga asnjë hapësirë apo territor xhamie. Së paku këtë ka premtuar Edi Rama në kohën e të qënit kryebashkiak i Tiranës, teksa promovonte ndërtimin e xhamisë së re, tjetër projekti dhe në tjetër vend, që nuk u bë e mundur të realizohet.
Edhe pse “Skënderbeu” i ri ofron hapësira të bollshme, pedanca e sheshit gjithsesi nuk e bën dhe aq komode faljen. /tesheshi.com/