Ajo do të lidhet me internet, ekran ku do të mund të shihni recetat tuaja të preferuara, drita Led, kamerë të integruar e shumë gjëra të tjera. Bëhet fjalë për furrën Wtc (Watching touching cooking), e prodhuar nga filma italiane Candy. Pritet të hidhet në tregun europian në vitin 2017.
Pritet që kjo pajisje revolucionare të ndryshojë rrënjësisht eksperiencën e të gatuarit. Furra do të kontrollohet nga një ekran me prekje, me një program intuitiv, ose nga një smartphone apo tablet duke përdorur lidhje e quajtur simply-fi.
Nga xhami, i cili është një ekran i madh 19 inç, mund të kontrolloni procesin e pjekjes në çdo moment. Gjithashtu, sipas kërkesës, mund të shikoni video me receta të transmetuara live, në mënyrë që t’i kuptoni më mirë të gjitha fazat e një recete. /tesheshi.com/