Kreu demokrat Basha doli para medias duke denoncuar rastin e një kompanie ndërtimi te Unaza e Re, që dyshohet se ka falsifikuar firmat.
Basha e përktheu këtë rast si detaj që tregon aferën në këtë projekt dhe, i ngacmuar politikisht edhe nga protesta e studentëve, u bëri thirrje qytetarëve që t’u bashkohen atyre dhe banorëve të Unazës.
“Studentëve dhe banorëve të Unazës u them se jam me ju, demokratët janë me ju. Detyra jonë është që të përfaqësojmë njerëzit. Duam drejtësi dhe qeverisje të ndershme. Askush nuk duhet të rrijë i heshtur”, tha Basha. /tesheshi.com/