Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, si firmë të parë të tij në detyrën e te, atë të kreut të shtetit, pati nënshkrimin e hyrjes në fuqi të Ligjit të Gjuhëve, që përkthehet dhe si shpallje e shqipes si gjuhë e dytë zyrtare.
Paraardhësi i tij, Gjeorgje Ivanov refuzoi të nënshkruajë këtë ligj pas miratimit të parë dhe të dytë në parlament, me arsyetimin se është në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë.
Ivanov u largua nga Presidenca më 12 maj, dhe pasardhësi i tij Pendarovski ka nisur t’u japë zbatim ligjeve të lëna pa firmë për arsye të qarta politike. /tesheshi.com/