Në vitin 2017, Finlanda do të mbushë 100 vjet të pavarësimit të saj nga Rusia e do të marrë një dhuratë shumë të veçantë: një mal. Një mall i rrallë ky për fushat e pafundme të vendit, që prekin malet Skandinave por që në territorin e Finlandës ulen e vijnë në formën e kodrave të buta. Por hartografia e vendit mund të ndryshojë: Norvegjia ka vendosur që t’ia mohojë vetes një nga mijërat majat e saj malore dhe t’ia dhurojë Helsinkit. Dhe Oslo po studion sesi mund të spostojë kufirin e saj me rreth 40 metra në mënyrë që ta bëjë majën e Haltit – 1324 metra mbi nivelin e detit – malin më të lartë të Finlandës.
Dhurata “duhet të tejkalojë disa sfida të natyrës formale. Nuk kam marrë ende një vendim përfundimtar, por jemi duke punuar”, tha kryeministrja norvegjeze, Erna Solberg. E vetmja pengese mund të jetë neni 1 i Kushtetutës që thotë se vendi është një mbretëri e lirë, e pavarur, e pandashme dhe e patjetërsueshme”. Por në korridoret qeveritare, me në krye ministrinë e Jashtme, e bëjnë të kryer dhuratën, që do të kënaqë të dyja palët kufitare.
Të gjithë të lumtur, ose pothuajse. Komuniteti i pastorëve Sami, drerët e të cilëve kalojnë lirisht midis kufirit, pretendojnë se toka nyuk duhet t’i përkasë asnjërit nga dy shtetet. Por, dhuarata e pafajshme shihet me dyshim nga Moska, e cila e konsideron gjetjen e Solberg një mënyrë për të pasur lidhje më të ngushta me Finlandën, e kjo e fundit me NATO-n. Vetëm një muaj më parë, Putin gjatë një vizite që zhvilloi në tokat e pushtuara nga Aleksandri I në vitin 1917, kishte deklaruar: “Nëse Helsinki afrohet tepër me aleancën, do të ndërmarrim kundërmasat tona ushtarake”.
Ideja e dhuratës në fakt, nuk ka asnjë kontekst diplomatik, por është e një gjeofizikanti norvegjez, Bjørn Geirr Harsson, i cili vitin e kaluar i shkroi ministrisë së Jashtme, duke nënvizuar se gjesti do t’i kushtonte Norvegjisë vetëm një porcion të papërfillshëm prej vetëm 0.015 kilometra katrorë e në të njëjtën kohë do të lumturonte Finlandën.
“Maja do të ishte një dhuratë e mrekullueshme për motrën tonë fqinje”, kishte komentuar kryebashkiaku i Kåfjord, Svein Leiros, që së bashku me politikanë të tjerë lokalë i kanë shkruar qeverisë së Oslos për të shprehur mbështetjen ndaj planit.
Shkëmbi Halti ka dy maja, një finlandeze dhe një norvegjeze: ajo që propozohet është që Norvegjia t’ia dhurojë majën më të lartë Finlandës. Për Norvegjinë nuk do të ishte ndonjë humbje e madhe: maja e saj më e lartë është mali Galdhøpiggen, 2.469 metra.
Sipas Harsson, kufiri vijëdrejtë që daton nga viti 1750, “është nga ana gjeofizike jo logjik”. Mbështetja e nismës, nga ana tjetër, ka ardhur dora dorës duke u rritur: vetëm faqja e Facebook që titullohet “Halti si dhuratë përvjetori” nisur prej djalit të Harsson nga Shtetet e Bashkuara, ka mbërritur në 16 mijë mbështetës.
Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/