PD hedh poshtë deklaratën e Prokurorisë se ajo ka shkelur ligjin në rastin e financimit të një lobimi në SHBA. Selia blu ka reaguar duke pretenduar se organi i akuzës po përdoret politikisht në këtë rast
“Deklarata e sotme e Prokurorisë është e paligjshme, e gënjeshtërt, e paprecedentë, vetëdiskredituese dhe e gatuar politikisht.
Dalja me konkluzione hetimore ende pa përfunduar hetimin, si asnjëherë më parë në këto 30 vjet, tregon se Prokuroria po përdoret politikisht dhe po i shërben propagandës qeveritare kundër opozitës së vendit.
Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj dhe ka deklaruar të gjitha shpenzimet e kryera në vitin 2017”, thuhet në një deklaratë të PD-së. /tesheshi.com/