Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Financial Times”: Europa nis të mendojë të pamendueshmen, shpërbërjen

by te Sheshi
14/03/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
“Financial Times”: Europa nis të mendojë të pamendueshmen, shpërbërjen

Ashtu si u shpalos, javën e shkuar, dokumenti i presidentit të Komisionit Europian përmbante jo më pak se pesë skenarë për evolucionin e Bashkimit Europian deri në vitin 2025:  “vijimësia”, “asgjë tjetër përveç tregut të përbashkët”, “ata që duan më shumë, të bëjnë më shumë”, “të bëjmë më pak, më efektivisht” dhe “të bëjmë shumë më tepër së bashku”.

Mjegullsia e dokumentit është e kuptueshme. Me zgjedhjet e këtij viti në Hollandë, Bullgari, Francë, Gjermani dhe republikën Çeke, pak qeveri, në mos asnjëra, kanë oreks për nisma ambicioze nga ana e presidentit të KE-së, Juncker.

Megjithatë, qeveritë vlerësojnë se bota mbart më shumë rreziqe për Europën sesa në çdo kohë tjetër që pas përfundimit të luftës së ftohtë në vitet 1989-91. Strategjistët e politikave të jashtme në Berlin, Paris dhe kryeqytete të tjera janë duke rishqyrtuar supozimet e mëparshme për pashmangshërinë e integrimit në BE dhe përjetësinë e aleancës së sigurisë midis Shteteve të Bashkuara dhe Europës.

“Një BE me shpejtësi të ndryshme” që inkurajon disa vende të integrohen më shumë se të tjerat, është kthyer në modë. Tërheqëse sidomos në disa pjesë të Europës Perëndimore, ideja ka marrë mbështetje edhe nga ministrat e Jashtëm të Francës dhe Gjermanisë, Marc Ayrault dhe Sigmar Gabriel, gjatë takimit të Komisionit Europian.

Një tjetër ide është avancimi i bashkëpunimit për mbrojtjen, kështu që Europa të bëhet një partnere më e besueshme e Shteteve të Bashkuara.

Përtej këtyre propozimeve relativisht të kujdesshme, ka nga ata ligjbërës dhe analistë të pavarur që mendojnë edhe të pamendueshmen. Një shembull është një raport nga “MacroGeo”, kompani konsultimi që drejtohet nga Carlo De Benedetti, zëdhënës i hershëm i komunitetit të biznesit në Itali.

Raporti “Europa në kohën e Brexit dhe Trump: dizintegrim dhe rigrupim”, mbërrin në konkluzione te guximshme. Në të pohohet se BE në formën aktuale ka më shumë gjasa të dekompozohet, madje edhe nëse në zgjedhjet e këtij viti fitojnë politikanët pro-integrimit si centristi i pavarur francez, Emmanuel Macron dhe socialdemokrati gjerman Martin Schulz.

“Deri në ciklin elektoral të viteve 2021-22, BE mund të hyjë pesë vjetët e vet të fundit të ekzistencës së tij reale”, thuhet në raport, duke lejuar që strukturat formale të bllokut të përqëndruara në Bruksel me gjasa të zgjasin edhe për pak.

Raporti pretendon se përveç tronditjeve si vota e Britanisë për të lënë Bashkimin Europian, trendet afatgjata gjeopolitike po atrofizojnë bllokun. Në kufijtë lindorë dhe jugorë, sfidat e shumta përfshijnë emigracionin e parregullt, rënien e shteteve, terrorizmin, ndryshimet klimaterike dhe revizionizmin rus.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara ngadalë-ngadalë janë duke e ulur angazhimin e tyre me Europën për t’u fokusuar tek Kina dhe Azi-Paqësori. Gjermania nuk do të zëvendësojë SHBA-në si fuqinë e domosdoshme pas Europës: nuk do ta lejonte kurrë eurozonën të shndërrohet në një “union dërgesash” dhe pavarësisht spekulimeve për një kthim të frikshëm gjerman tek bërthamorja, e kaluara e saj e shekullit të 20 do të thotë se as ajo vetë e as fqinjët e saj nuk dëshirojnë të jetë fuqia dominuese ushtarake e Europës.

A nuk do të lironte dizintegrimi i BE-së “demonët e së kaluarës së rrezikshme nacionaliste të së kaluarës”, siç druhet Guy Verhofstadt, ish-kryeministër i Belgjikës? Autorët e “MacroGeo” nuk parashikojnë “konkurrencë anarkiste” midis shteteve kombëtare, por “shfaqjen e thelbit gjeo-ekonomik gjerman”.

Kjo do të përbëhej nga Gjermania dhe vendet në rrjetin e saj të furnizimit industrial dhe që janë dakord me kulturën e saj monetare dhe fiskale. Në mënyrë çarmatosëse, sugjerohet se “nëse Italia do të shpërbëhet”, veriu i Italisë mund të bashkohet me Hollandën, Poloninë, republikën Çeke, Sllovakinë dhe disa vende skandinave në këtë grup.

E gjitha kjo bazohet mbi zhbërjen e eurozonës prej 19 kombësh. Ministrat e Financave dhe krerët e bankave qendrore janë të paepur se një hap i tillë do të ishte shkatërrimtar për ekonominë e Europës dhe stabilitetin financiar global. Sidoqoftë, në qarqe përtej Frontit Nacional në Francë apo lëvizjes anti-establishment të Italisë, “Pesë Yjet”, po diskutohet edhe ky skenar.

Mediobanca, një bankë investimesh që ishte dikur shembull i kapitalizmit të Italisë së Veriut, publikoi një raport kontravers në janar, në të cilin sugjeronte se, në termat e borxhit publik, Italia nuk do të dëmtohej shumë nga dalja prej eurozonës.

Në një lëvizje që reflekton frustrimin ndaj interesave tepër të ulëta të Bankës Qendrore Europiane dhe programeve të blerjes së bonove, parlamenti hollandez votoi muajin e kaluar për  ngritjen e një hetimi me pro-të dhe kundra-t e anëtarësisë në eurozonë.

Si shenja që tregojnë rrugën drejt së ardhmes së Europës, këto zhvillime meritojnë vëmendje më të madhe – ndoshta më të madhe edhe sesa dokumenti i bardhë i Juncker.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane
Lindja e Mesme

Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?
Kritikë

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Next Post
Tahiri: ta bëjmë Shqipërinë si policinë!

Tahiri: ta bëjmë Shqipërinë si policinë!

Karikoni celularin në lokale? Ja çfarë rrezikoni

Karikoni celularin në lokale? Ja çfarë rrezikoni

Sekretari i Ligës së Botës Islame me studentë në Prishtinë: a e dini pse jemi kaq shumë muslimanë në botë?

Sekretari i Ligës së Botës Islame me studentë në Prishtinë: a e dini pse jemi kaq shumë muslimanë në botë?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni