Ndërsa Dokufest në Prizren u shenjua nga shfaqja e një degjenerimi moral në hapje, në Festivalin e Filmit në Sarajevë diç tjetër e rëndë ka ndodhur, konsideruar si skandal.
Aty u shfaq një film ku çetnikët serbë dalin heronj.
“Për ata që nuk e dinë, kjo është një dramë çetnike. Dua të besoj se kjo nuk është e vërtetë”, ka shkruar një gazetar i njohur boshnjak.
Në film, çetnikët paraqiten si heronj bujarë që shpëtojnë 508 ushtarë amerikanë.
Thuhet se pas filmit qëndron regjimi i Aleksandër Vuçiçit, d.m.th. sponsorizues janë kompanitë shtetërore. /tesheshi.com/