“Koalicioni i madh do ta formojë qeverinë pa u varur nga Lista Serbe që trupin e ka te qeveria e Kosovës e veshët te Serbia”. Ky është premtimi që ka bërë sot në përmbylljen e fushatës zgjedhore në Prishitnë, Valon Murati kryetar i Lëvizjes për Bashkim parti kjo në koalicion parazgjedhor me PDK-AAK-NISMA-n.
Murati ndër të tjera shprehu bindjen se koalicioni siç e quajti i madh do të fitojë sepse tha se Kosova ka nevojë për stabilitet dhe integritet, për fuqizimin e stabilitetit, si dhe për krijimin e ushtrisë së saj.
“Fitorja e koalicionit do të jetë e madhe dhe e thellë, sepse qytetarët e dinë se një fitore e thellë është e domosdoshme”, tha Murati.