Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Albin Kurti: Serbia si Rusia, Kosova si Ukraina…

    Albin Kurti: Serbia si Rusia, Kosova si Ukraina…

    Zvicra paralajmëron qytetarët: Gati qirinj për çdo rast…!

    Zvicra paralajmëron qytetarët: Gati qirinj për çdo rast…!

    Gaza: një bombardim i pamëshirshëm izraelit i këtoditshëm

    Gaza: një bombardim i pamëshirshëm izraelit i këtoditshëm

    Finlandë: rekord azilkërkuesish pasi Rusia pushtoi Ukrainën

    Finlandë: rekord azilkërkuesish pasi Rusia pushtoi Ukrainën

    Moska, reagim nga Beogradi ndaj Prishtinës për Aslamova-n

    Moska, reagim nga Beogradi ndaj Prishtinës për Aslamova-n

    Një majtist ish-guerril në krye të Kolumbisë

    Një majtist ish-guerril në krye të Kolumbisë

    Marrosje shtetërore pas Dua Lipa-s

    Marrosje shtetërore pas Dua Lipa-s

    Misteri i katër muslimanëve të vrarë në New Mexico

    Misteri i katër muslimanëve të vrarë në New Mexico

    Përplasja e shiitëve për pushtet, kriza e rëndë e Irakut

    Përplasja e shiitëve për pushtet, kriza e rëndë e Irakut

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Fiksimi me elitat: nxitja populiste e masave që rrezikon t’i fusë të gjithë në një

Nga te Sheshi
20/07/2017
në Artikuj të përzgjedhur, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Fiksimi me elitat: nxitja populiste e masave që rrezikon t’i fusë të gjithë në një

Një akademik, një politikan, një gazetar, një yll filmash, një fisnik dhe një bankier hyjnë në një bar. Ata porosisin pije të ndryshme dhe ulen në tryeza të ndara, secili duke u marrë me gjërat e veta. Nuk ka ndonjë vijë përballjeje: këta njerëz nuk i përkasin një mjedisi në ndonjë mënyrë të kuptueshme.

Megjithatë, anëtarëve të këtyre grupeve dhe të tjerave u  jepet rregullisht i njëjti etiketim: “elita”. Shkrimtarët e kujdesshëm duhet ta shmangin këtë fjalë, pasi po bëhet një koncept për në kosh, përdorur nga njerëz të ndryshëm që kanë në mendje gjëra vërtet shumë të ndryshme.

Eshtë e lehtë të kuptohet përse njerëzit kërkojnë “elitat”. Nëse ekspertët mund të dakordësohen për ndonjë gjë gjatë vitit 2016, me siguri kjo ka qenë në lidhje me elitat e këqija. Valë pas vale populizmi është përplasur në politikën perëndimore, me votën Brexit, zgjedhjen e Donald Trump dhe humbjen e kryeministrit të ri e popullor të Italisë në referendumin kushtetues që ai thirri. Masat kërkojnë gjak dhe elitat po përpëliten.

Por, nëse mundesh t’i imagjinosh masat në mendjen tënde – cfurqe, pishtarë e ndoshta kominoshe – çfarë pamjeje do të kishin elitat? Për Trump, elitat e urryera përfshijnë mjedisin politik të Uashingtonit dhe shtypin. Por, për kundërshtarët e tij, vetë ideja e një miliarderi që jeton në një kullë të artë dhe i bie në mend të fitojë presidencën, është shembull që tregon se deri ku mund të të çojë statusi i të qënit elitë.

Fushatuesit e Brexit u tubuan kundër elitave liberale – ekonomistë, akademikë dhe gazetarë paralajmëruan për pasojat e kësaj fushate. Por, fytyra e fushatës së largimit ishte Boris Johnson, një dandy i arsimuar në Eton dhe Oksford. Michael Gove, një tjetër eksponent i Brexit tha se njerëzit ishin të lodhur nga “ekspertët”. Por, Gove ashtu si edhe Johnson, është një ish-president i një shoqate kryesore që drejton debatin në Oksford, “Oxford Union”, dhe një nga krerët e saj në politikë. Me fjalë të tjera, nuk ka rëndësi se kush je apo për çfarë bën fushatë, të godasësh elitat duket një bast i sigurtë, ndërkohë që të pranosh se je anëtar i një elite nuk “ecën” fare.

Fiksimi me elitat është relativisht i ri: citimi më i vjetër në fjalorin anglisht të Oksfordit daton në vitin 1823.  Bëhet fjalë vetëm për një emër të vetëm, nga një pjesore e së shkuarës në frëngjisht, që do të thotë “i zgjedhur”,  me të njëjtën rrënjë si “i zgjedhur me votim”. (Origjina franceze e fjalës mund t’i bëjë elitat një fjalë të mirë që disa anglofonë ta përdorin edhe si ofendim). Fjalori thotë se fjala ka kuptimin “pjesa e zgjedhur e lules, (e një shoqërie apo e një klase njerëzish).

Përcaktimi në fjalor nuk është përditësuar që të përfshijë kuptime më të vona, versionin pezhorativ, shpesh në shumës, që mund të përkthehet si “njerëz me privilegje të pamerituara që privojnë njerëzit e thjeshtë nga trajtimi i ndershëm). Të dhënat nga “Google Book” tregojnë shumësin e fjalës “elita” që nisi të përdorej rreth vitit 1940, me përemrin dukshëm pezhorativ “elitist’ që shfaqet rreth vitit 1960. Ndryshimet kulturore kundër-autoritetit që ndodhën në vitet 1960, duket se sollën me vete edhe një shqetësim të rritje për elitat sikundër edhe shfajësuesit e tyre.

Të dhënat nga “New York Times” tregojnë se fjala ka një përdorim edhe më të fortë që prej vitit 2010, ndërsa artikull pas artikulli gazeta përpiqet të diagnostikojë zemërimin ndaj elitave. Zemërimi populist nuk është i habitshëm: elitat financiare blinduan ekonominë globale, elitat e ekonomistëve nuk arritën ta parashikojnë dhe elitat politike nuk arritën të përgjgijen mjaftueshëm në mënyrë efektive. Atyre elitave në shënestër u duhej të gjenin elita të tjera për të fajësuar, dhe ato e bënë një gjë të tillë. Elitat shkencore dhe liberalët e Hollivudit që ankohen për ndryshimet e klimës u hoqën minatorëve vendet e punës. Gazetarët e elitave të Londrës duke u dendur me sushi injoruan problemet që britanikët e rropatur në punë në veri kishin si pasojë e emigracionit. Elitat politike kornizojnë atë që mund të thuhet për minoritetet. Dhe kështu me radhë.

Por, nxitimi për të fajësuar elita i ka vendosur gati të gjithë në shenjëstër: “Sketch Engine”, një kërkues dixhital gjen midis modifikimeve të zakonshme për elitën jo vetëm nga ato të dukshmet si “sunduese”, “e pasur”, “e mbyllur’, por gjithashtu edhe “sekulare”, “kulturore”, “e arsimuar”, “metropolitane” dhe “burokratike”. Elitat nuk janë më “pjesa e zgjedhur e lules” së një grupi, por gati çdokush në një pozicion ndikues që dikush mendon se nuk e meriton.

Fjalët e drejtuara me precizion i shërbejnë më mirë qëllimit. Elitat janë një abstraksion. Nëse njerëzit janë të zemëruar me bankierët apo shkencëtarët e klimës, ata duhet të jenë të zemëruar specifikisht me ata. Ata që kërkojnë të diagnostikojnë shkaqet e valës aktuale të populizmit duhet të kuptojnë se për çfarë janë të zemëruar votuesit populistë. Ata që janë të zemëruar me elitat në përgjithësi, por nuk dinë të thonë se me kë dhe pse janë të zemëruar, duhet të mendojnë dy herë përpara se të votojnë për një populist që premton të gjejë dhe të ndëshkojë këto elita, cilado qofshin ato.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Kur Nano flet me gjuhën e popullit: Policë që tolerojnë horra…!
Kronikë

Kur Nano flet me gjuhën e popullit: Policë që tolerojnë horra…!

08/08/2022
Ukrainasit, me bilancin më të fundit të luftës
Konflikti

Ukrainasit, me bilancin më të fundit të luftës

08/08/2022
Një “pse” amerikane për “non grata“-n ndaj Berishës
Politikë

Një “pse” amerikane për “non grata“-n ndaj Berishës

08/08/2022
Lajme të tjera
Skënderbeu fiton betejën e dytë, munden kazakët

Skënderbeu fiton betejën e dytë, munden kazakët

Selami bën deklarimin e bujshëm: Çadra e Bashës u ngrit për të penguar vettingun

Selami bën deklarimin e bujshëm: Çadra e Bashës u ngrit për të penguar vettingun

Tjetër zë nga PDK-ja për marrëveshje qeverisëse me LDK-në

Tjetër zë nga PDK-ja për marrëveshje qeverisëse me LDK-në

TË FUNDIT

Turqia, me fabrikë Bayraktari në Ukrainë

Turqia, me fabrikë Bayraktari në Ukrainë

2 orë Më parë
Albin Kurti: Serbia si Rusia, Kosova si Ukraina…

Albin Kurti: Serbia si Rusia, Kosova si Ukraina…

3 orë Më parë
Skena rrëqethëse: futbollisti në koma pasi u përplas me portierin

Skena rrëqethëse: futbollisti në koma pasi u përplas me portierin

4 orë Më parë
Zvicra paralajmëron qytetarët: Gati qirinj për çdo rast…!

Zvicra paralajmëron qytetarët: Gati qirinj për çdo rast…!

5 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Kur Nano flet me gjuhën e popullit: Policë që tolerojnë horra…!

Kur Nano flet me gjuhën e popullit: Policë që tolerojnë horra…!

08/08/2022
Ukrainasit, me bilancin më të fundit të luftës

Ukrainasit, me bilancin më të fundit të luftës

08/08/2022
Një “pse” amerikane për “non grata“-n ndaj Berishës

Një “pse” amerikane për “non grata“-n ndaj Berishës

08/08/2022
Rënia e papritshme e çmimeve të naftës: nivelet më të ulëta që nga shkurti

Rënia e papritshme e çmimeve të naftës: nivelet më të ulëta që nga shkurti

08/08/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona

Nga Feston Hajdini*: Dalldisje në vend të mirëqenies!

Nga Enklid Pelari: Tipologjitë e pushteteve dhe gabimi i shqiptarëve me turqit

I tillë është shef Saimiri!

Nga Dr. Gurakuç Kuçi*: Opsioni i “paqes” apo “guri i varrit” në Ballkanin Perëndimor?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist