Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Festat e fundvitit: mjerimi i turizmit shqiptar, askush nuk na qaset nga jashtë

by te Sheshi
27/12/2015
in Kryesore, Turizëm & Udhëtime
Reading Time: 5 mins read
A A
Festat e fundvitit: mjerimi i turizmit shqiptar, askush nuk na qaset nga jashtë

Nga Ermir Hoxha

Mjerimi i turizmit shqiptar ndihet më tepër kur afron fundi i vitit. Veç disa destinacioneve me dimër e borë, siç janë Dardha apo Voskopoja, askund tjetër nuk të bëhet të shkosh e të kalosh ndonjë ditë pushimi. Ndërsa qytete të afërta bregdetare si Budva, Ohri e Struga, presin e përcjellin turistë nëpërmjet paketave të ndryshme, simotrat e tyre në Shqipëri janë në gjumin e dimrit. Kështu që rrofshin ato 2-3 muaj verë që na sajdis dikush, e kun a nxit të jetojmë me ëndrrën se vërtet po kemi turizëm. Por që fundviti na tregon ndryshe: shqiptarë që vetëm ikin e të huaj që fare nuk na qasin. Florian Dhamo, ekspert turizmi, tregon më të në detaje pse ndodh kështu….           

 Kur afron fundviti, i sheh shqiptarët me valixhe gati për të shkuar ngamos. Po Shqipëria vetë ç`ofron? Cilat janë ato destinacione turistike ku flitet dhe shërbëhet shqip, nëse shprehemi kështu?

Eshtë e vërtetë që për festat e fundvitit shqiptarët dëshirojnë të udhëtojnë jashtë shtetit, kjo edhe për të ndryshuar sado pak rutinën. Këtë vit në përgjithësi po zgjidhen vendet e afërta me ne, për shkak të ofertave të lira dhe kostos se lirë të udhëtimit.

Oferta turistike brenda vendit është shumë e limituar dhe pothuajse në të gjitha rastet është ofertë e organizuar nga vetë hotelet ku maksimumi përfshihen fjetja, darka e natës së ndërrimit të viteve, si dhe organizimi i festës me këngëtarë vendas. Nga qytete shqiptare, për festat e fundvitit mund të përmenden në veçanti Tirana, Korça, Pogradeci, Durrësi etj.

Shkon shqiptari në një agjenci turistike dhe kërkon një paketë për në….Shqipëri. A ekziston diçka e tillë?

Duke qenë se ofertat për paketa turistike brenda vendit janë lehtësisht të rezervueshme nga vetë individët, nuk është i nevojshëm ndërmjetësimi i agjensive turistike. Për më tepër, duke qenë se kanë kosto të ulët, komisioni i agjensive do të ndikonte në çmimin final të këtyre paketave.

Tek paketat e ndryshme që ofrojnë agjencitë, vërehen dhe qytete të ngjashme me tonat e që janë afër, si Ohri, Struga, Budva, Ulqini, Korfuzi, por jo Sarandë, Vlorë, Durrës, Shkodër, Berat, Gjirokastër. Përse ndodh kjo?

Arsyeja kryesore është kërkimi i diçkaje ndryshe nga vetë klientët shqiptare, shkëputja nga rutina e përditshme, por shpeshherë është edhe raporti cilësi/çmim që këto destinacione ofrojnë për paketat turistike. Mbase është edhe ofrimi i qytetit si produkt turistik si një i tërë ku ndihet atmosfera festive, pra jo vetëm hoteli me organizimet brenda hotelit.

Destinacione kryesore botërore për festat e fundvitit njihen si përshembull për tregjet tradicionale të Krishtlindjeve, spektakli i fishekzjarreve i organizuar dhe jo me shashka si tek ne ku rrezikon të digjesh, ulja e çmimeve dhe mundësi të shumta per  shoping”, zbukurimet e qyteteve, koncerte e atmosferë e gëzuar, performanca urbane që tek ne mungojnë tërësisht.

Turizmi gjithëvjetor është shpallur si synim nga qeveria. Ngjan pak si utopike? Dhe, çfarë e pengon për të qenë realitet?

Turizmi gjithëvjetor mund të jetë i vështirë, por jo utopik, mjafton dëshira e mirë. Për momentin, sezoni veror në Shqipëri zgjat mesatarish 45 ditë (15 Korrik – 31 Gusht) dhe fillimisht do të mjaftonte të zgjatej ky sezon deri në 90 ditë duke parë kushtet klimaterike në vendin tonë dhe ofertën te fqinjët tanë (Greqi). Pjesa tjetër e vitit plotësohet me turet kulturore, historike, fetare apo natyrore, ku vendi ynë ka një ofertë të pasur.

Problemi kryesor është kostoj e lartë e udhëtimit për në Shqipëri, pasi biletat e avionëve janë shumë të shtrenjta. Shumica e turistëve të huaj hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kufijve tokësorë ku destinacion kryesor kanë patur një nga vendet fqinje dhe, vendi ynë u ofrohet si një alternativë më shumë. Pra rrezikojmë të kthehemi nga një vend pritës në një vend tranzit.

Gjithashtu, do të duhej një komunikim dhe promovim më i mirë i vendit, si dhe ulje taksash për hotelerinë dhe subvencione për të krijuar çmime të përshtatshme dhe oferta të ulta për sezonin e ulët. (p.sh Maqedonia paguan agjensitë turistike deri në 65 euro për çdo turist që hyn në Maqedoni në sezonin e ulët dhe rri më shumë se 3-5 ditë. Praktikisht, jo vetëm e kërkojne turistin por dhe e blejnë atë).

Për më tepër duhen bërë më shumë për përmirsimin e shërbimeve, sidomos në hoteleri , restorante e transport. Duhet të ketë politika të kontrollit të cilësisë së shërbimit dhe penalitete në rastet kur ky mungon. Kualifikimi me yje i hoteleve është një mangësi e madhe. Një turist i mërzitur në restorant ka pakënaqësi dhe përhap fjalën e keqe, jo vetëm për restorantin por për gjithë destinacionin. Duhen kurse të formimit të stafit të hoteleve dhe restoranteve, si dhe subvencione (mbase ulje taksash) pëe ata që punojnë gjithë vitin jashtë Tiranës në këto pika turistike, për të mos e humbur personelin e kualifikuar që tani mungon për shkak të sezonit të shkurtër.

Në fund, duhen më shumë aktivite të kordinuara, siç duhet për të ofruar më shumë në atë që e quajmë “gjëra për të parë” dhe “gjëra për të bërë”.

Të jemi të qartë, qytetet shqiptare që përmenda pak më sipër, janë të zakoshme deri në mërzi, edhe pse me elementë që bukurmirë do shërbenin për një turizëm gjithëvjetor. Dhe nisur nga ky fakt, a duhet t’i dhemb qeverisë fakti që janë miliona që dalin jashtë nëpërmjet xhepave të shqiptarëve, pa mundur t`u ofrohet një alternativë këtu?  

Akoma sot peshorja ekonomise turistike anon nga turizmi jashtë vendit. Pra, ata që dalin janë më shumë dhe me kohëzgjatje më të madhe se ata që hyjnë në Shqipëri. Nuk di të ketë statistika të detajuara, por dihet që një pjesë e konsiderueshme e hyrjeve janë tranzit nga vendet fqinje me asnjë, 1 ose 2 netë qëndrimi, ose janë ata që vizitojnë miq dhe të afërm. E gjithë kjo do të thotë që sasia e parave që dalin jashtë vendit është më e madhe se ajo që hyn në vend nga turistët e huaj. Çfarëdo investimi që do bëhej nga shteti shqiptar (apo lehtësime për investitorët) në bashkëpunim me sektorin privat, sado i kushtueshëm për momentin do të ishte shumë fitimprurës në afatgjatë për të kther balancën e peshores, pra më shumë hyrje dhe netëqëndrime brenda vendit se dalje. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Uthull të bardhë, për heqjen e mykut nga shtëpia

Uthull të bardhë, për heqjen e mykut nga shtëpia

Mungesa e rreshjeve, në Shqipëri nis importi i energjisë

Mungesa e rreshjeve, në Shqipëri nis importi i energjisë

Rama në darkë me median: Zoti na ruaj të isha dhe unë gazetar si ju

Rama në darkë me median: Zoti na ruaj të isha dhe unë gazetar si ju

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni