Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Debati mbi shaminë, Enveri i Kosovës si strumbullar

    Debati mbi shaminë, Enveri i Kosovës si strumbullar

    Shamia, tjetër pastor kosovar “heq maskën”

    Shamia, tjetër pastor kosovar “heq maskën”

    Hapja: kjo është xhamia më e madhe në Azinë Qendrore

    Hapja: kjo është xhamia më e madhe në Azinë Qendrore

    Vuçiç bën një përbetim: Sa të jem gjallë….

    Vuçiç bën një përbetim: Sa të jem gjallë….

    Shkrirja e akullnajave: ky aeroplan u rrëzua në vitin 1968

    Shkrirja e akullnajave: ky aeroplan u rrëzua në vitin 1968

    Malazezi i pamëshirshëm për qeranë: 11 jetë të shuara në pak minuta

    Malazezi i pamëshirshëm për qeranë: 11 jetë të shuara në pak minuta

    FBI merr dokumente “top secret” nga pasuria e Trump

    FBI merr dokumente “top secret” nga pasuria e Trump

    Një masakër në Cetinje të Malit të Zi

    Një masakër në Cetinje të Malit të Zi

    Kurti, një përgjigje “jokompetente” për shaminë

    Kurti, një përgjigje “jokompetente” për shaminë

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Ferri i Kuvajtit! Si do t’i shpëtojë ndryshimeve të klimës qyteti më i nxehtë i botës

Nga te Sheshi
19/08/2017
në Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore, Të fundit
Reading Time: 6 mins read
A A
Ferri i Kuvajtit! Si do t’i shpëtojë ndryshimeve të klimës qyteti më i nxehtë i botës

Është ora 9.00 e mëngjesit dhe temperatura në Kuvajt është 45 gradë Celcius, me tendencë për t’u rritur, por njerëzit po punojnë jashtë.

Grumbulluesit e mbeturinave tashmë janë në punë gjatë një autostrade bregdetare. Ata e kanë të mbuluar gjithë trupin për t’u mbrojtur nga dielli. Në një prej qendrave të shumta të qytetit, roja rri në këmbë pranë hyrjes me ajër të kondicionuar, ndërsa dy burra me kapele të bardha përqafohen me lodhje pranë një dyqani akulloresh.

Banorët e tjerë të qytetit janë më të lumtur. Ata mund të shmangin qëndrimin jashtë duke ikur nga ferri i nxehtësisë për t’u strehuar në qendrat tregtare, makinat dhe zyra, ku temperaturat i përngjajnë të ftohtit polar.

Për vite me rradhë, klima e Kuvajtit po shënon rritje të temperaturave  vazhdimisht. Në muajt e verës, shteti i Gjirit tani arrin temperatura me mbi 50 gradë, dhe vitin e kaluar iu dha çmimi i zymtë si vendi më i nxehtë në tokë, kur temperaturat arritën një pikë të tmerrshme prej 54 gradësh.

Por ndërkohë që kryeqyteti po planifikon të përgatitet për ndryshimet klimatike dhe nxehtësinë në rritje, ka shqetësime në rritje për ata banorë, të cilët nuk mund të përballojnë strehimin brenda dhe për ngritjen e pyetjeve se si një qytet i tillë që harxhon kaq shumë energji mund të mbijetojë në një kohë kur burime si uji dhe nafta, po zvogëlohen.

Pothuajse 70% e popullsisë së Kuvajtit përbëhet nga punëtorë migrues, shumë prej të cilëve punojnë në ndërtimin e komplekseve dhe qendrave të reja të zyrave në të gjithë shtetin. Megjithëse legjislacioni i punës tani e ndalon punën jashtë  nga ora 12.00 deri në16.00, shumë punëtorë vijojnë punën e mundimshme nëpër orët më të nxehta të ditës.

Dhjetëra punëtorë në një vend ndërtimi pranë aeroportit ndërkombëtar të Kuvajtit punonin pas afatit të orës 12-të kur termomentri shënonte 47 gradë. Ngjitur mbi skela në mes të skeletit të një qendre tregtare të ardhshme, disa u përpoqën të merrnin strehë në hije, të tjerët kërkuan shpëtim tek shishet e ujit për t’u qetësuar. Ironia: ata po instalonin ajrin e kondicionuar!

Një drejtues i kompanisë që mbikqyrte vendin, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha: “Këtu në Kuvajt apo në vendet e Gjirit, mund të shihni se shumica e punëtorëve nuk janë qytetarë të Kuvajtit. Ata vijnë nga Egjipti, India apo Bangladeshi. Shumë nga punët më të vështira në vend janë nënkontraktuar, shpjegon ai, duke i lejuar kompanitë që të shmangin ligjet e projektuara për të mbrojtur punëtorët nga nxehtësia.”

Nëse punëtorët refuzojnë të punojnë në këto kushte, “ata nuk do të marrin para dhe do të detyrohen të kthehen në vendet e tyre të origjinës”, tha ai.

Kushtet e punës për ato burra dhe gra të detyruar për të punuar jashtë pritet të përkeqësohen deri në2035-ën, kur temperatura mesatare vjetore e Kuvajtit do të rritet me 1.6%, duke arritur 27.8 gradë celcius, sipas Autoritetit Publik Mjedisor (EPA).

“Po, ne jemi nën presion”, thotë Shareef al-Khayat, kreu i divizionit të ndryshimeve klimatike në EPA. “Jo vetëm nga temperaturat në rritje, por dhe nga rritja e nivelittë detit; si dhe kërkesa për energji elektrike dhe ujë do të jenë edhe më të vështira në të ardhmen”.

Kolegu i tij, Sameera al-Kandari bën shaka: “Por ne jemi të përgatitur! Ne kemi ajër të kondicionuar kudo!”

Një nga problemet  e luftës së Kuvajtit kundër efekteve të ndryshimeve klimatike është roli qendror që nafta ka luajtur dhe vazhdon të luajë në ndërtimin e peizazhit urban. Zbulimi i burimit të çmuar në vitin 1938, jo vetëm që krijoi një simbol thellësisht të ndjerë të krenarisë kombëtare dhe pasurisë masive, por riorganizoi hartën e qytetit modern të Kuvajtit.

“Masterplani i Kuvajtit” i vitit 1952 tërhoqi ide nga planifikuesit urbanë britanikë  për të rimodeluar tërësisht qytetin, duke prishur ndërtesat e mëparshme të lidhura me klimën lokale që formuan “Qytetin e Vjetër” dhe duke i zëvendësuar ato me nocione më perëndimore të asaj se si duhet të duket një mjedis urban.

Qyteti i Kuvajtit më pas iu nënshtrua një transformimi rrënjësor, duke kaluar në një sistem të rrjetit ku makinat, të mundësuara nga nafta të lirë, përdoreshin për të gjitha detyrat e përditshme.

“Planifikuesit që erdhën në mes të shekullit të 20-të planifikuan ndërtimin sipas autostradave dhe më pas filluan të mbushnin boshllëqet”, shpjegon Dr Nasser B Abulhasan, kreu i AGi Architects, një firmë që përpiqet të nxisë ndërtimin e qëndrueshëm në Kuvajt. “Për fat të keq në këtë rajon, mënyra se si ata e shikojnë qëndrueshmërinë është e kufizuar”.

Në praktikë, Abdulhasan thotë, kjo do të thotë “të përdorësh panele diellore për të ushqyer makineritë e ajrit të kondicionuar në çatitë e qelqit. Po pse duhet të kem çati me xham, e cila më kërkon më tepër energji për t’a ftohur atë?”

Por jo të gjithë janë të bindur.

“Ata thonë se duan të bëjnë një qytet të gjelbër, por nuk kanë bërë bazën e asaj që e bën një qytet më të gjelbër”, thotë Dr Abulhasan i kompanisë AGi. “E vetmja gjë që është përcaktuar deri më tani është përdorimi i paneleve diellore “, shtoi ai duke theksuar se duke u mësuar me jetesën në hapësira më të vogla është dhe çelësi i kalimit në një mjedis më të qëndrueshëm.

Si do të përballet ky qytet me intensitetin e lartë të kërkesave për energji kur bollëku i burimeve të tilla si nafta dhe uji të zvogëlohen? Dr. Mohammed al-Rashid i Institutit Kuvajtit për Kërkime Shkencore, parashikon që deri në vitin 2030, “30% e naftës së prodhuar këtu do të jetë e nevojshme për prodhimin e energjisë elektrike dhe ujit”.

Rreth 99% e ujit të freskët të vendit vjen nga distilimi, një proces aktualisht i varur shumë nga nafta. Rezervuarët e mbuluar me rripa blu dhe të bardhë si karamele, dalin nga peizazhi me pluhur përgjatë autostradave. Ata janë jetikë në një rajon me konsumin më të lartë të ujit në botë. Dhe uji është subvencionuar nga qeveria: konsumatori mesatar paguan pak më shumë se 2 paund (8 dinarë të Kuvajtit) për 1.000 litra, duke plotësuar çmimin real prej 25 paundësh.

Megjithëse Kuvajti ka rezervën e dytë më të madhe të ujit në Këshillin e vendeve të Gjirit, të përbërë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Arabia Saudite, Omani dhe Katari, kjo është e mjaftueshme për 9 ditë konsum, thotë al-Rashid.

Sido që të jetë, është e qartë se shteti- qytet po shkon drejt një krize ekzistenciale në një botë që duhet të mësojë të jetojë pa naftë.

Një zgjidhje që AGI propozon është një rishikim i mënyrës së projektimit të ndërtesave, duke ofruar një alternativë ndaj strukturave të mëdha të veshura me xham të varur nga kondicionimii vazhdueshëm i ajrit.

Prodhimet e firmës janë të dizajnuara për të përdorur më pak energji që nga krijimi i tyre dhe shpesh janë të frymëzuara nga kullat tradicionale persiane të vjetra me “dritaret e erës”, të veshur në terrakote dhe me dritare të vendosura me kujdes, që nuk shohin nga dielli. Këta tërheqin ajrin nga jashtë, duke e kanalizuar atë nëpër një pishinë uji në nivelin e tokës për të ftohur të gjithë ndërtesën përmes një oborri qendror. “Ekologjikisht,në këtë mënyrë kthehemi pas në mënyrën se si ishte qyteti tradicional”, thotë Aisha Alsager, drejtuese e AGi.

Al-Kandari i EPA gjithashtu shpjegon se ndërtimi  i një “smart city” ekologjik prej  4 miliard dollarësh për Kuvajtin do të fillojë në 2019-ën. “Kjo do të thotë se do të aplikojmë teknologji për ta bërë jetën më të lehtë”, thotë ai. “Qyteti do të ketë autobusë, jo makina, për transport. Do të ketë më shumë vende për të ecur, dhe sensorët do të monitorojnë konsumin e ujit, duke na ndihmuar të ripërdorim ujin.”

Projekti do të ndërtohet nga një konsorcium i kompanive të ndërtimit të Koresë së Jugut, dhe pritet të strehojë 25,000 deri 40,000 familje.

“Ne duhet të ndryshojmë mënyrën se si jetojmë dhe mënyrën se si lëvizim nëpër qytet”, shton Alsager. “Kudo në mbarë botën po i heqin autostradat, dhe në Kuvajt jemi duke i rritur ato dhjetë herë”.

Përshtatja me temperaturat në rritje do të kërkojë një zhvendosje radikale në të menduarit në Kuvajt, veçanërisht sa i përket atyre që preken direkt.

 Përgatiti: Alba Skëndaj – /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Debati mbi shaminë, Enveri i Kosovës si strumbullar
Kosova

Debati mbi shaminë, Enveri i Kosovës si strumbullar

13/08/2022
Pamje: SpaceX dërgon 46 satelitë të tjerë Starlink në orbitë
Shkencë & Jetë

Pamje: SpaceX dërgon 46 satelitë të tjerë Starlink në orbitë

13/08/2022
Shamia, tjetër pastor kosovar “heq maskën”
Kosova

Shamia, tjetër pastor kosovar “heq maskën”

13/08/2022
Lajme të tjera
Kryeteknikja e PD-së, Mandija: misioni ynë në qeverinë Rama, jo i dështuar!

Kryeteknikja e PD-së, Mandija: misioni ynë në qeverinë Rama, jo i dështuar!

Sulmuan Lulzim Bashën, Ndoka i kundërvihet Patozit e Topallit: zgjohuni, boll ecët nga “baba”

Sulmuan Lulzim Bashën, Ndoka i kundërvihet Patozit e Topallit: zgjohuni, boll ecët nga “baba”

Jorida Tabaku: Moslëvrimi i këstit nga FMN tregon se kjo qeveri ka mbetur në klasë

Rreziku për kthimin e vizave, Jorida Tabaku: nga dita që qeveria bekoi mbjellen e drogës, u kthyen në barrë për BE

TË FUNDIT

Pamje: SpaceX dërgon 46 satelitë të tjerë Starlink në orbitë

Pamje: SpaceX dërgon 46 satelitë të tjerë Starlink në orbitë

1 orë Më parë
Shamia, tjetër pastor kosovar “heq maskën”

Shamia, tjetër pastor kosovar “heq maskën”

2 orë Më parë
Hapja: kjo është xhamia më e madhe në Azinë Qendrore

Hapja: kjo është xhamia më e madhe në Azinë Qendrore

2 orë Më parë
Raporti: Si po përgatitet Rusia për luftë të gjatë në Ukrainë

Raporti: Si po përgatitet Rusia për luftë të gjatë në Ukrainë

2 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Debati mbi shaminë, Enveri i Kosovës si strumbullar

Debati mbi shaminë, Enveri i Kosovës si strumbullar

13/08/2022
Malazezi i pamëshirshëm për qeranë: 11 jetë të shuara në pak minuta

Malazezi i pamëshirshëm për qeranë: 11 jetë të shuara në pak minuta

13/08/2022
Kurti, një përgjigje “jokompetente” për shaminë

Kurti, një përgjigje “jokompetente” për shaminë

12/08/2022
Sqarim për një islamofob të pandreqshëm

Sqarim për një islamofob të pandreqshëm

12/08/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Evans Drishti: Mos e quani (zh)”veshjen” kulturë, ajo është arrogancë…

Pastori kosovar që “s’beson” në Zot

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona

Nga Feston Hajdini*: Dalldisje në vend të mirëqenies!

Nga Enklid Pelari: Tipologjitë e pushteteve dhe gabimi i shqiptarëve me turqit

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist