Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fenomeni: si u kthye Torino kundër kryebashkiakes së dashur të “Pesë Yjeve”

by te Sheshi
07/02/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Fenomeni: si u kthye Torino kundër kryebashkiakes së dashur të “Pesë Yjeve”

Chiara Appendino, zgjedhur nga “një votë proteste” në vitin 2016, ndodhet nën breshëri kritikash për mosmbajtjen e premtimeve të saj.

Për të qenë të saktë, pak ka ndryshuar në qytetin elegant verior të Italisë, Torino, që kur Chiara Appendino nga lëvizja “Pesë Yjet”, u bë kryebashkiake në qershor 2016, duke larguar administratën leftiste që kishte mbikqyrur transformimin e qytetit në dy dekadat e fundit.

Rrugët e gjera me pemë janë po aq të pastra, atraksionet kulturore po aq të lakmueshme, dhe rrjeti i transportit, për pjesën më të madhe, po aq efikas.  Por, poshtë kësaj lustre të qetë, njerëzit e tij, që zakonisht njihen si persona të rezervuar, po vlojnë.

“Ekziston një ndjesi shumë e fortë, madje edhe mes atyre që votuan për Appendino-n, se Torino është një qytet që nuk po mirëmbahet më”, thotë Pietro Occhetto, pronar dyqani në qendrën e qytetit.

Torino dhe Roma, që drejtohet nga një kolege e Appendino-s nga lëvizja “Pesë Yjet”, Virginia Raggi, duhej të ishin burime krenarie për partinë ndërsa ajo kryeson sondazhet përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 4 marsit.  Por në vend të krenarisë, ndërsa zemërimi po shtohet në secilin qytet, bashkitë e “Pesë Yjeve” po dëshmojnë të jenë një vetë-kamzhikim.

Cenet e Romës, që variojnë nga gropat dhe mbeturinat e papastruara e deri tek sistemi jo-efikas i transportit dhe infeksionet nga minjtë, e përndiqnin qytetin shumë përpara se të zgjidhej Raggi. Por koha e saj në detyrë është shoqëruar me kritika dhe skandale për dështime të shumta duke mos i zgjidhur problemet. Ajo, po ashtu, përballet me Drejtësinë në qershor, për nepotizëm.

Në kontrast më të, kolegia Appendino trashëgoi një qytet që ende po shijonte trashëgiminë e Lojërave Olimpike të vitit 2006, një ngjarje që shënoi transformimin e nyjes industriale, të njohur më së miri si “Shtëpi e Fiatit”, në një qendër të madhe të kulturës dhe inovacionit. Ajo pati një nisje premtuese, duke kryesuar listën e kryebashkiakëve më të dashur në Itali.

Por, periudha e mjaltit përfundoi papritmaz në qershor, kur një grua humbi jetën dhe më shumë se 1500 të tjerë u lënduan pasi fansat e Juventusit që po shihnin finalen e Kupës së Kampioneve në sheshin “San Karlo” shtypën njëri-tjetrin pasi i morën fishekzjarret për një shpërthim.

Appendino, një ish-punonjëse e Juventusit e cila udhëtoi në Kardif për ndeshjen kundër Realit të Madridit, u kritikua se lejoi transmetimin e ndeshjes në një vend të pajisur keq për turma njerëzish. Ajo është mes 20 personave nën hetim për vrasje dhe neglizhencë.

Ajo po ashtu është nën breshëri kritikash pasi nuk po mundet të mbajë premtimet e fushatës, si zhvendosja e qindra emigrantëve që qëndrojnë në ish-Fshatin Olimpik dhe përballja me çështje të vështira që prekin njerëzit në zona të vështira.

Një fushë ku ajo po jep rezultate – duke menaxhuar ndotjen e ajrit në Torino që është mes më të lartave në Europë – ka zemëruar pronarët e dyqaneve, të cilët druhen se taksimi i shoferëve që hyjnë në qendër të qytetit do të dëmtojë bizneset e tyre. Ajo provokoi edhe më shumë zemërim pasi nuk mori pjesë në një takim të fundit me ta, duke dërguar dy kolegë.

“Njerëzit ishin shumë të nxehur”, thotë Massimo Guerrini, president i një shoqërie tregtare, në një nga lagjet qendrore të qytetit, ku u zhvillua takimi. “Nuk kam parë kurrë kaq shumë ndasi midis administratës qendrore dhe qytetarëve”.

Takimi po ashtu synonte të adresonte çështje të tjera, mes të cilave reduktimin e fondeve për ngjarjet kulturore dhe rritjen e lejeve për hiper-marketet, pavarësisht se lëvizja “Pesë Yjet” me kohë ishte zotuar të ndalte përhapjen e tyre.

“Ka mungesë përvoje, por po ashtu edhe arrogancë që e shoqëron”, shton Guerrini. “Ata caktojnë zgjidhjet e tyre dhe mendojnë se kanë të drejtë. Por ata duhet të dëgjojnë njerëzit dhe t’u japin atyre shpresën se po punojnë për të ardhmen”.

Hidhësia është madje më akute në Vallette, periferi që vuan nga një milion probleme. “Gjashtëdhjetë për qind e njerëzve këtu votuan për Appendino-n”, thotë  Thomas Lussi,  anëtar i Komitetit të banorëve. “Ishte një votë proteste, për shkak se për vite ne ndiheshim të braktisur nga politika tradicionale – kaq shumë fokus i ishte dhënë zhvillimit të qendrës. Por asgjë nuk ka ndryshua. Ndjejmë zhgënjim”.

Appendino e mohon se ajo po shmang përballjen, duke thënë se i ka shtyrë takimet publike deri pas zgjedhjeve në mënyrë që të mos kompromentojë pozicionin e partisë.

Sipas saj, një borxh i madh trashëguar nga administrata e mëparshme e ka detyruar atë të marrë disa vendime jo-popullore dhe të reduktojë progresin për mbajtjen e premtimeve elektorale. “Ne po përballemi me shumë probleme të mëdha, por nëse nuk ke fonde të mjaftueshme, nuk mund të bësh asgjë”, shton ajo.

Një premtim është përmbushur: stafi bashkiak ka pësuar ulje të rrogave, duke reflektuar qëllimin më të gjerë të lëvizjes së “Pesë Yjeve” për krasitjen e pagesave parlamentare.

Appendino i referohet të dhënave që tregojnë se janë rritur kërkesat për prodhuesit, sikundër edhe turizmi dhe investimet e jashtme. “Qyteti po ristarton, dhe këtë nuk e them unë, por shifrat”.

Ajo pranon, sidoqoftë, se nuk do të kandidojë sërish në zgjedhjet kur t’i mbarojë mandati në vitin 2021, dhe po ashtu as kolegia e saj, Raggi, e cila tha dhjetorin e kaluar: “Po shkova gjallë deri në fund të këtij mandati, do ishte sukses”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!
Europa

Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

06/07/2025
Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35
Bota & Rajoni

Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

06/07/2025
Next Post
Miliona euro për një festival për…macet

Miliona euro për një festival për…macet

Brukseli vendos flamurin e Kosovës, por nuk e njeh kufirin Kosovë – Serbi

Brukseli vendos flamurin e Kosovës, por nuk e njeh kufirin Kosovë – Serbi

Mbyllet qeveria e re gjermane: Shchulz, ministër i Jashtëm

Mbyllet qeveria e re gjermane: Shchulz, ministër i Jashtëm

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni