FBI tha se parandaloi rrëmbimin e guvernatores të Miçiganit, Gretchen Whitmer.
Whitmer kohët e fundit është bërë shënjestra e kundërshtarëve të masave të kontrollit të koronavirusit.
Zyrtarët thonë se rrëmbimi u organizua nga gjashtë burra, të cilët gjithashtu planifikuan të mbanin një konferencë për shtyp, raporton CNN.
Zyra e guvernatores ende nuk ka komentuar mbi arrestimet e njerëzve që planifikuan rrëmbimin e saj.
Sipas raportit të FBI, një agjent sekret mori pjesë në një tubim në Ohajo në qershor, ku një grup ekstremistësh diskutuan përmbysjen e qeverisë së Miçiganit, e cila ata besonin se shkelte Kushtetutën e SHBA, raporton N1.
“Disa anëtarë të atij grupi biseduan për vrasjen e tiranëve dhe rrëmbimin e guvernatores,” thuhet në dokument.
Grupi synonte të mblidhte 200 vetë, të zinte ndërtesën e qeverisë lokale dhe të merrte pengje, përfshirë guvernatoren. Ata planifikuan të kryenin aksionin para zgjedhjeve dhe nëse plani dështon, rrëmbimi duhet të kryhej në shtëpinë e saj, sipas zyrtarëve. /tesheshi.com/