Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fatmir Smajli, një veteran i UÇK-së i hyn politikës: FJALA ime dhe pse duhet votuar kjo parti

by te Sheshi
18/05/2017
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 6 mins read
A A
Fatmir Smajli, një veteran i UÇK-së i hyn politikës: FJALA ime dhe pse duhet votuar kjo parti
8
SHARES

Kontribuoi në luftë për çlirimin e vendit. Më pas ju përkushtua ndërmarrësisë, dhe pas përvojës shumë vjeçare në këtë fushë, vendosi të marrë një rrugë aspak të lehtë. Pra, të hyjë në ujërat e politikës dhe të japë kontributin siç thotë në rritjen e mirëqenies sociale.

Është ky magjistri i shkencave ekonomike, njëherit veteran i UÇK-së, Fatmir Smajli, i cili së fundmi ju bashkua partisë FJALA, nën petkun e së cilës do garojë për deputet.

Smajli, në një intervistë për tesheshi. com tregon pse vendosi të merret aktivisht me politikë, flet për kalimin e pragut prej 5 % që ua siguron hyrjen në Kuvend, për vendimin për të garuar për deputet dhe tema tjera.

Intervistoi: Blendi Gashi

A mund të na tregoni, së pari kush jeni, nga vini, pra një CV e juaja ?

Faleminderit së pari për intervistën. Unë jam Fatmir Smajli, i lindur në fshatin Ramun, komuna e Pejës, me banim në Prishtinë. Profesioni im është magjistër i shkencave të ekonomisë dhe specialist i teknologjisë informative.

Kur vendosët të hyni aktivisht në politikë? Pse e more këtë vendim dhe pse zgjodhët partinë FJALA?

Në politikë kam vendosur të inkuadrohem ditët e fundit. Arsyeja kryesore është gjendja aktuale në vend, dështimet në të gjitha sferat të partive politike dhe nevoja që të dëgjohet një zë i ri, për të rikthyer të drejtën e qytetarëve në vend, dhe nevoja për me qenë pranë atyre që më kanë besuar gjithmonë, si dhe nevoja për t’i shërbyer vendit tim, bëri që të kyçem në mënyrë të drejtpërdrejt në politikë.

Puna e partive tjera është parë dhe nuk dua të humbas kohë. Arsyeja pse i jam bashkuar partisë FJALA është për shkak se kjo parti dhe kreu i saj Dr. Gëzim Kelmendi ka qenë aktiv në ngritjen e zërit kundër dukurive të cilat më të vërtetë kanë qenë degjeneruese për popullin.

Gëzim Kelmendi është një njeri që e përkrahë të drejtën, fjalën e lirë, ka ngritur zërin ndaj dështimeve të politikanëve dhe pazarllëqeve të tyre në kurriz të popullit, njeri i vendosur, parimor, vizionar dhe  mbi të gjitha një patriot i pa korruptuar.

Arsye tjetër është se partia FJALA në programin dhe statusin e saj i ka përmbledhur të gjitha shtresat e shoqërisë dhe ka mbajt statusin e drejt të popullit që është luftuar e punuar gjatë jetës.

Arsye tjetër është kërkesa e shokëve dhe miqve në të katër anët e vendit që ne ta ngritim zërin e tyre për të drejtën.

Të kalojmë te koalicionet parazgjedhore. Pse partia FJALA nuk lidhi asnjë të tillë? A ju ka kontaktuar ndonjë parti e madhe që të bashkoheni me ta?

Po, kemi pasur me kontakte me parti tjera, ku secila ka tentuar ta kenë partinë FJALA pjesë të koalicionit dhe listave të tyre. Arsyeja pse nuk u jemi bashkuar është se ata kanë dështuar në të gjitha sferat për të pasur parime të shëndosha që do mund t’i bashkonim. Në një mënyrë ata nuk kanë pasur kredibilitetin që t’iu besojmë dhe të jemi pjesë rrugës së përbashkët me ta.

Sa është e shtrirë partia FJALA në mbarë vendin? A pritni që të kaloni pragun prej 5 % dhe të bëheni pjesë e Kuvendit?

Partia FJALA është e shtrirë në gjithë territorin e vendit, në të gjitha komunat kemi formuar degë.

Sa i përket pragut zgjedhor, FJALA nuk do e ketë problem, do e kalojë gjithsesi, pasi qytetarët e kanë mirëpritur shumë mire faktin se nuk kemi lidh koalicion parazgjedhor dhe do i qëndrojmë besnik parimeve me të cilave do shkojmë në zgjedhje për t’i dhënë vlerë lirisë së fjalës.

Duke shpresuar te Zoti dhe në mbështetjen e njerëzve që i kemi afër vetës, kalimi i pragut do jetë diçka shumë e lehtë për partinë FJALA.

Cilat janë disa nga arsyet pse qytetarët duhet ta përkrahin partinë tuaj në zgjedhjet e 11 qershorit, dhe juve si kandidat për deputet?

Qytetarët janë njoftuar me qëndrimet e partisë FJALA. Ngritja e zërit nga kryetari Kelmendi për Demarkacionin, Asociacionin, mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve pa dallime etnike dhe fetare, krijimin e ushtrisë, bisedimet me Serbinë, çështjen e të pagjeturve, korrupsionin, krimin e organizuar, nepotizmin, arsimin, shëndetësinë, liberalizimin e vizave, mbrojtjen e lirive fetare siç ishte çështja e shamisë në shkolla, arrestimeve politike etj.

Partia FJALA nuk jep premtime, ashti si edhe unë si kandidat i saj për deputet nuk jap premtime. Por, qëllimi është që të njoftojmë qytetarët se programi i partisë sonë, me bindjet dhe parimet e veta, do jetë në shërbim të qytetarëve. Ajo që kandidatët e partisë i motivon dhe mua si një prej tyre me dalë përballë qytetarëve në raport me votën, është se vijmë nga profile të ndryshme, akademike, biznesore dhe prej familjeve që kanë dëshmuar vetën me punë të palodhshme në rrugëtimin e Kosovës drejt çlirimit të saj duke qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prej ku me nder dhe krenari e mbaj statusin e veteranit unë dhe vëllezërit e mi, nuk jemi njollosur asnjëherë dhe këto na bëjnë që të kemi siguri për rrugën që kemi marrë.

Ç’tema do ngritni në institucionin ligjvënës nëse fitoni besimin e qytetarëve?

Është shumë me rëndësi që ta kuptojmë se të qenit deputet është përgjegjësi sepse je në shërbim të popullit. Nëse zgjidhem deputet, unë do ngriti të gjitha ato çështje që mendoj që i kanë rënduar jetën qytetarit të vendit siç janë: krimi i organizuar, siguria e qytetarëve, sistemi arsimor jo kualitativ, sistemi shëndetësor jo funksional, shpëtimin e sistemit gjyqësor nga politika, krijimi i  ushtrisë, e drejta e barabartë në punësim, zvogëlimin e taksave, angazhim për përmirësimin e kushteve për tregti të favorshme të bizneseve vendore, sistem të denjë pensionale, mbrojtja e të drejtave dhe lirive fetare pasi që kohët e fundit është vërejt një diskriminim i përgjithshëm nga politika aktuale e komunitetit musliman e që përbën rreth 96% të popullsisë së Kosovës, ruajtjen e tolerancës dhe traditës fetare, e shumë çështje tjera që lidhen me gjendjen sociale në vend.

Nëse arrini pragun prej 5 %, sigurisht partisë suaj do ju afrohen koalicione pas zgjedhore. Me cilën parti do preferonit të qeverisni?

Tani për tani, FJALA është e angazhuar ta bart mesazhin te qytetarët e vendit që t’i informojmë për ofertën që kemi. Sa i përket koalicioneve pas zgjedhore, për ne parimet janë mbi çdo gjë, prandaj është Kryesia e partisë që vendosë  se si do vazhdohet më tej. Duke i përcjell lëvizjet e partive pa asnjë kriter veç interes personal se si me i mbush xhepat e tyre dhe me zhvatë pushtetin, besoj se partia FJALA do e vazhdoj rrugën e vetme drejt qëllimeve dhe kërkesave që i kemi nga qytetarët tanë.

Ç’mendim keni për koalicionet parazgjedhore që u ndërtuan dje mes partive?

Për koalicionet parazgjedhore që u ndërtuan së fundmi mes subjekteve politike, mendimin më të mirë e kanë dhënë qytetarët, dhe vet largimet e disa zyrtarëve nga këto parti pas lidhjes së koalicioneve në rrjetet sociale dhe forume të ndryshme ku kanë shprehur brengën e tyre, ku u janë drejtuar me emërtime të ndryshme partive që kanë manipuluar me vullnetin e votuesve të vet.

Koalicionet e arritura parazgjedhore janë dëshmi se këta njerëz nuk janë kredibil me bartë mesazhin e votuesve të vet, sepse kanë tradhtuar besimin që janë kanë dhënë anëtarët e tyre. Pra nuk është përfillur vullneti i anëtarësive të partive, por vullnetin personal.

A do ketë FJALA ndonjë kandidat për kryetar komune në zgjedhjet lokale që do mbahen në vjeshtë?

Për zgjedhjet lokale partia jonë do fillon përgatitjet menjëherë pas zgjedhjeve nacionale dhe jemi duke u përgatit që të kemi kandidat në të gjitha komunat për të garuar në zgjedhje.

Për fund, cili është mesazhi juaj për qytetarët në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit?

Mesazhi im drejtuar qytetarëve është që të jenë të kujdesshëm kujt i besojnë, sepse jemi dëshmitarë që vlera e qytetarëve ka rënë, se njerëzit nuk kanë parime por interesa personale. Ka ardhur koha që populli të vetëdijesohet dhe të ngritin fuqishëm zërin dhe t’iu tregojnë të gjithë manipuluesve që vendi është i joni dhe nuk mund ta privatizojnë si duan. /tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë
Politikë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana
Politikë

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza
Kryesore

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Next Post
Digjet raundi i parë i Presidentit të ri pa kandidat, Rama e Meta: sinjal që opozita të futet në proces

Pse është i frikësuar Meta?! “Marrëveshja të bëhet publike”

PRAPASKENAT/ Rama-Basha, orët e dialogut pa fjalë dhe rikthimi i koalicionit Meta-Berisha-Mediu

PRAPASKENAT/ Rama-Basha, orët e dialogut pa fjalë dhe rikthimi i koalicionit Meta-Berisha-Mediu

Sa orë duhet të shohin fëmijët televizor?

Sa orë duhet të shohin fëmijët televizor?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni