Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka komentuar një vizitë të tij ditë më parë në veri të vendi, duke thënë se nuk frikësohet nga Serbia dhe udhëheqësit e saj.
Limaj, i cili në luftë mbante nofkën “Komandant Çeliku”, ka thënë se nuk ka kurrfarë ndjenje inferioriteti në raport me Serbinë.
“Në luftë i kam mundur dhe nuk kam kurrfarë kompleksi ndaj tyre”, ka thënë Limaj në një tubim elektoral të mbajtur në Prishtinë. /tesheshi.com/