Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Ata që duan luftë, të shkojnë me fëmijët e tyre….”

    “Ata që duan luftë, të shkojnë me fëmijët e tyre….”

    NATO llogarit dhe më shumë forca në Kosovë

    NATO llogarit dhe më shumë forca në Kosovë

    Tajvani zbulon avionin e tij më të avancuar luftarak

    Tajvani zbulon avionin e tij më të avancuar luftarak

    Sulmuesi i Rushdie: Çfarë e shtyu drejt aktit?

    Sulmuesi i Rushdie: Çfarë e shtyu drejt aktit?

    Ekzekutimi i radhës “me vdekje” në Teksas: iku si “i pafajshëm”

    Ekzekutimi i radhës “me vdekje” në Teksas: iku si “i pafajshëm”

    Peshkopi serb kundër LGBT: “Po të kisha armë, do ta përdorja”

    Peshkopi serb kundër LGBT: “Po të kisha armë, do ta përdorja”

    Kurti në Bruksel: Asnjë tërheqje nga reprociteti në kufi!

    Kurti në Bruksel: Asnjë tërheqje nga reprociteti në kufi!

    Mediat ruse: Serbia po na kthen shpinën!

    Mediat ruse: Serbia po na kthen shpinën!

    Shihni sesi një stuhi rëre “gëlltit” Dubain

    Shihni sesi një stuhi rëre “gëlltit” Dubain

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Farinet: falsifikatori që frymëzoi një monedhë të re që bashkon zviceranët

Nga te Sheshi
21/07/2017
në Artikuj të përzgjedhur, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Farinet: falsifikatori që frymëzoi një monedhë të re që bashkon zviceranët

Ndërsa treni përshkon luginën malore Rhon në jug të Zvicrës, është e qartë si drita e diellit se për çfarë është e njohur zona. Plantacione vreshtash në formë tarracash mbulojnë shpatet kodrinore, ndërsa pemët frutore mbulojnë fushën poshtë luginës: mollë, dardhë dhe sidomos kajsi nga të cilat zona bën edhe pijen e famshme shneps, abrikotin.

Njerëzit në kantonin zviceran të Valesë janë me të drejtë krenarë për produktet që rrisin vetë. Dhe kështu që nuk është e habitshme që ata tani janë duke krijuar një mënyrë po “të rritur vetë” të blerjes së tyre.

Rhone Valley, vine growing area, Conthey, Bourg, Valais, Switzerland.

Në maj 2017,  një grup banorësh të Valesë ndërmorrën nismën për një monedhë të re rajonale. Ashtu si për paundin e Bristolit dhe euskon e rajonit bask franko-spanjoll, bëhet fjalë për një monedhë plotësuese më shumë sesa zëvendësuese. Banknotat kanë të njëjtën vlerë sa edhe franga zvicerane – monedha zyrtare e vendit – por mund të shpenzohen vetëm në bizneset pjesëmarrëse në Vale, që deri më tani përfshijnë më shumë se 150 restorante, artizanë, dyqane fermerësh dhe vinoteka. Një nismë lokale, mbështetur nga njerëzit, ajo synon të nxisë ekonominë e zonës, kështu që duket e përshtatshme edhe emri që i kanë vënë, me kuptim të ngushtë lokal: Farinet.

Emri Farinet është mëse i zakonshëm në qytetet e Valesë: ka një restorant me këtë emër në Krans-Montana, një pab në Champéry dhe një bar për ata që bëjnë ski në Verbier.

Turistët mund të mos e kuptojnë domethënien e saj, por banorët vendas e dinë se gjithë këto vende popullore quhen kështu për shkak të një personazhi të famshëm, Joseph-Samuel Farinet, i cili me gjasa do të kishte pëlqyer të kërcente edhe vetë mbi tavolinat e barit që mban emrin e tij.

Joshës dhe i vrazhdë, i dhënë pas një jete të shthurrur  dhe një i dënuar i arratisur, Farinet ka qenë një falsifikator i shekullit të 19-të dhe një legjendë në këto pjesë të Europës, madje edhe pse miti që rrethon figurën e tij është shumë më tepër shumëngjyrësh sesa realiteti.

Pasi u arratis nga autoritetet e vendit të tij të lindjes, Itali, ku ai kërkohej për akuza falsifikimi, Farinet mbërriti në Vale në vitin 1869 dhe rinisi edhe një herë tjetër të prodhonte para false – specifikisht monedhat 20 centimë të vitit 1850. Për të marrë favore nga banorët lokalë të goditur nga varfëria, ai ishte bujar me monedhën e tij të fabrikuar vetë, në këmbim të strehimit, ushqimit dhe mbrojtjes nga autoritetet që e përndiqnin. Duke vepruar kështu, ai jo vetëm që shmangu kapjen për shumë vjet, por gjithashtu shpëtoi banorët lokalë nga borxhet, diçka që më pas i solli edhe pseudonimin “Robin Hudi i Alpeve”.

Në vitin 1880, në moshën 35-vjeçare, Farinet më në fund u rrethua nga policia në një kanion sipër fshatit mesjetar të Valesë, Saillon ku ai u rrëzua, u hodh apo me gjasa edhe u vra – një vdekje misterioze që vetëm sa shtoi intrigën rreth jetës së tij.

“Në Vale e dinë të gjithë këtë histori”, thotë David Crettenand, anëtar i komitetit që caktoi monedhën e re Farinet. Crettenand pranon se emërtimi i monedhës së re pas një falsifikatori me nam të keq mund të krijojë ambiguitet, pasi disa njerëz pyesin nëse është e rreme, mirëpo kjo nuk e shqetëson atë. Ai ka ndjesinë se monedha e re është më e rëndësishme sesa emri që ka, e me synimin që dëshiron të arrijë: të hedhë rrënjë në rajon, të nxisë lidhjet midis banorëve vendas dhe të nxisë ekonominë lokale.

“Farinet është emri që flet për valenezët”, thotë ai. “Eshtë pjesë e rëndësishme e rajonit dhe ky është edhe qëllimi i monedhës, të jetë rajonale”. Gjithashtu është një emër me të cilin njerëzit në zonë krenohen, diçka që është tepër e dukshme mjafton t’i vizitosh në Saillon, atje ku Farinet pati fundin e vet dhe ku është varrosur.

Legjenda tregohet në muzeumin e fshatit të parave të falsifikuara, që ekspozon edhe një kopje të vendimit të gjykatës ku dënohet falsifikatori i famshëm, dhe një nga monedhat e tij të rreme. Aty shpjegohet edhe sesi personi në fjalë u bë mit përmes një romani të vitit 1932, “ Farinet ou la Fausse Monnaie” nga shkrimtari zviceran Charles-Ferdinand Ramuz, si dhe nga një film i vitit 1938, “Farinet ou l’Or dans la Montagne”, që e romantizon historinë, duke e përshkruar Farinet si një hero liridashës për njerëzit.

Në vitin 1980, reputacioni i Farinet prej njeriu bujar frymëzoi një grup fansash ta quajnë veten “Miqtë e Farinet” – mes të cilëve ishte edhe aktori francez Jean-Louis Barrault, që luajti falsifikatorin në film, i cili edhe mbolli një vreshtë të vogël në emër të tij. Me vetëm tre rreshta rrushi, ajo është më e vogla në botë. Por, ajo që i mungon në madhësi, kompensohet në shpirtin e bamirësisë. Vreshta iu la trashëgim Dalai Lamës në vitin 2000 dhe të ardhurat nga shitjet e saj modeste shkojnë në ndihmë të fëmijëve të dizavantazhuar. Ndërkaq, vetë vreshta është bërë një lloj vendi pelegrinazhi për njerëzit me shpirt të lirë, një vend kushtuar lirisë, dashurisë, paqes dhe vlerave të një jetë të mirë, që Farinet besohet tashmë se përfaqësonte.

Mesazhet e lëna ndër vite nga vizitorët – përshirë edhe zyrtarë lokalë dhe emra të famshëm – tunden nga era në panele plot ngjyra të ngulura në një rruginë që të çon drejt vreshtës. “Më mirë të shkoj të peshkoj me biçikletë, sesa të shkoj në punë me Mercedes”, lexohet në një prej tyre. “Nëse e shihni jetën të ngjyer në rozë, ajo do të bëhet kështu”, shkruhet në një tjetër. Është një homazh grishës ndaj shpirtit mitik të një figure që, sikur i përndjekur nga autoritetet, tani i ka bërë ata të lënë mesazhe në nder të tij.

I ardhuri rebel u shndërrua në një hero lokal, kështu që duket se përputhet me fabulën që falsifikatori tashmë ka monedhën e vet të ligjshme.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Waterloo-ja: a është zgjidhur misteri i madh i skeleteve të zhdukura?
Shkencë & Jetë

Waterloo-ja: a është zgjidhur misteri i madh i skeleteve të zhdukura?

18/08/2022
Si u bë i famshëm Selman Ruzhdie nga Khomeini
Politikë

Si u bë i famshëm Selman Ruzhdie nga Khomeini

18/08/2022
Katër armët që i dhanë një goditje Rusisë në Ukrainë
Konflikti

Katër armët që i dhanë një goditje Rusisë në Ukrainë

18/08/2022
Lajme të tjera
Zyra e KFOR-it: Ja pse vizitoi Prishtinën kryekomandanti i NATO-s

Zyra e KFOR-it: Ja pse vizitoi Prishtinën kryekomandanti i NATO-s

“Rusia Gate”, djali i Trump negocion për të larguar kamerat nga marrja e tij në pyetje

“Rusia Gate”, djali i Trump negocion për të larguar kamerat nga marrja e tij në pyetje

Basha – Selami dhe një histori farsash: kur Namik Dokle përballë Ramiz Alisë votonte pro rivalit!

Basha – Selami dhe një histori farsash: kur Namik Dokle përballë Ramiz Alisë votonte pro rivalit!

TË FUNDIT

“Ata që duan luftë, të shkojnë me fëmijët e tyre….”

“Ata që duan luftë, të shkojnë me fëmijët e tyre….”

2 orë Më parë
Përballja: Kurti e Vuçiç, as sytë s’ja hedhin njëri-tjetrit

Përballja: Kurti e Vuçiç, as sytë s’ja hedhin njëri-tjetrit

2 orë Më parë
Telashet e Placido Domingos, akuzë e re për gjigandin e skenës

Telashet e Placido Domingos, akuzë e re për gjigandin e skenës

3 orë Më parë
Ankaraja, presion Stokholmit për ekstradimet e premtuara

Ankaraja, presion Stokholmit për ekstradimet e premtuara

3 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Waterloo-ja: a është zgjidhur misteri i madh i skeleteve të zhdukura?

Waterloo-ja: a është zgjidhur misteri i madh i skeleteve të zhdukura?

18/08/2022
Si u bë i famshëm Selman Ruzhdie nga Khomeini

Si u bë i famshëm Selman Ruzhdie nga Khomeini

18/08/2022
Katër armët që i dhanë një goditje Rusisë në Ukrainë

Katër armët që i dhanë një goditje Rusisë në Ukrainë

18/08/2022
Tërmeti me “50 holokauste” që shkaktoi Mahmoud Abbas në Berlin

Tërmeti me “50 holokauste” që shkaktoi Mahmoud Abbas në Berlin

17/08/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Feston Hajdini: “Shamia”: debat apo mobilizim kauze?

Nga Amir B. Ahmeti: Kosova: shtet laik, sekular apo ateist?

Nga Evans Drishti: Mos e quani (zh)”veshjen” kulturë, ajo është arrogancë…

Pastori kosovar që “s’beson” në Zot

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist