Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Familjes së shuar kosovare në Lalëz u ngordhi dhe qeni, vjen dëshmia e mjekëve të ndaluar

Dy mjekët e Manzës ndaluar nën dyshimin e një mjekimi të pakujdeshëm karshi tre anëtarëve të një familjeje nga Gjilani, ndodhur kjo tragjedi në Gjirin e Lalzit, i kanë cilësuar vdekjet sit ë dyshimta, ndaj dhe kanë kërkuar hetime të thelluara.

“Janë trajtuar në Manzë. Nuk kemi bërë mjekim të gabuar, kemi ndjekur protokollin. Kemi aplikuar serum me vitamina sipas protokollit. Vdekjet janë të dyshimta dhe të hetohen, pasi ato nuk kanë ndodhur njëherësh por çdo 24 orë njëri pas tjetrit, duke nisur nga data 6, 7 dhe 8 maj”, citohen të kenë thënë mjekët Jonuz Karaj dhe Shyqyri Beqja, raporton Shqiptarja.com.

Sipas versionit të deritanishëm, treshja familjare kosovare është helmuar pasi ka konsumuar kërpurdha të mbledhura diku afër në një pyll.

Gjithashtu, viktima e katërt është qeni i tyre, që dhe ai thuhet se ka ngrënë kërpurdhra.

Sipas asaj çfarë raportohet deri më tani. Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti patën simptoma të rënda helmimi pasi konsumuan kërpudha, por pavarësisht gejndjes së keqe shëndetësore ata ndjenjën në shtëpi. Ata u drejtuan për në ambulancën e Manzës të enjten në mëngjes, pasi qëndruan në shtëpi 6 orë me dhimbje të forta barku.

Pas mjekimit në ambulancë, ata u dërguan më pas sërish në shtëpi, por gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar edhe më tej, ku janë transportuar më pas drejt spitalit të Durrësit. Dhe, pasi edhe aty nuk janë përmirësuar, janë transportuan drejt Tiranës, ku dhe humbën jetën. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts