Disa muaj më parë Facebook ndryshoi reagimet për një status apo një foto. Vitin e kaluar, rrjeti social prezantoi disa reagime të reja për shkak se “like” klasik nuk ishte i mjaftueshëm.
Nëse me parë thjesht mund të klikoje “Pëlqej”, me shenjën me gishtin e madh lart, filloi dhe ndarja e reagimeve me emoji, ku mund të shprehje keqardhje, habi, inat të qeshje, apo një zemër për dashuri.
Pas këtyre reagimeve të reja, Facebook shtoi më vonë edhe një reagim shtesë, lulen ngjyrë vjollcë. Askush nuk e dinte se për çfarë ishte aty, apo cili ishte kuptimi i saj.
Nëse nuk e keni ditur, kuptimi i vërtetë i saj është mjaft domethënës. Lulja është aty për të shënuar Ditën e Nënës. Përkrah saj shkruhet ‘mirënjohje’. Dita e Nënës festohet në më shumë se 80 vende të botës të dielën e dytë të majit, pra, data e saj nuk është e përcaktuar./tesheshi.com/