Eurodeputeti Eduard Kukan e ka cilësuar si një shenjë pozitive pranimin e rezultatit zgjedhor nga të gjitha palët politike në Shqipëri, pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit.
Duke thënë se këto zgjedhje ishin shumë të rëndësishme, ai deklaroi se duhet që të pritet raporti final.
“Vjet Shqipëria ishte në një pozitë të vështirë për shkak të bojkotit politik nga ana e opozitës. Kjo ishte një marrëveshje unanime e arritur nga Shqipëria, pas zgjedhjeve”,- tha eurodeputeti Kukan. /tesheshi.com/