Euro duhet të futet në epokën dixhitale dhe nevojitet ndërtimi i një bashkimi të tregut të kapitalit dhe një union bankar më i fortë, njoftuan liderët evropianë në prag të 25-vjetorit të monedhës së përbashkët.
Përdorimi i euros si valutë zyrtare në Bashkimin Evropian filloi më 1 janar 1999 dhe sot është monedhë në 20 shtete me 350 milionë banorë, nga të cilat Kroacia u bë anëtarja e fundit në fillim të vitit.
Presidenti i Eurogrupit Paschal Donohoe, Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (ECB) Christine Lagarde, Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shënuan kwtw përvjetor me një takim të përbashkët, sipas faqes sw internetit të BQE-së.
Në artikull, ata shkruajnë se monedha e përbashkët i ka dhënë Bashkimit Evropian “thjeshtësi, stabilitet dhe sovranitet” dhe ua ka bërë jetën më të lehtë qytetarëve evropianë, të cilët tani mund të krahasojnë lehtësisht çmimet, tregtinë dhe udhëtimin.
Sfida të shumta
Euro gjatë viteve është përballur me sfida të mëdha, duke përfshirë çështjet e mbijetesës, shkruajnë liderët europianë, duke theksuar se “sa herë janë gjetur përgjigjet e duhura”, siç është sistemi i harmonizuar i mbikëqyrjes bankare pas krizës së madhe të vitit 2008.
“Sot mbështetja për monedhën e përbashkët mes qytetarëve të Eurozonës po i afrohet niveleve rekord”, theksuan ata, duke paralajmëruar se puna “nuk ka mbaruar” sepse Evropa po përballet me sfida të reja me të cilat shtetet individuale nuk mund t’i përballojnë të vetme.
BE po përballet me tensione gjeopolitike në rritje, kryesisht “luftën e paligjshme” të Rusisë kundër Ukrainës, krizën e përshpejtuar të klimës dhe sfidat e paprecedentë ndaj konkurrencës evropiane nga pjesë të tjera të botës.
Prandaj, çështje të tilla si mbrojtja, tranzicioni i gjelbër dhe dixhital do të jenë kyçe në të ardhmen. Vetëm dekarbonizimi i ekonomisë do të kërkojë 620 miliardë euro në vit deri në vitin 2030, paralajmëruan ata.
“Euro dixhitale”
BE-ja duhet të ndërtojë një bashkim të vërtetë të tregut të kapitalit për të “mobilizuar financat private”, për të forcuar bashkimin bankar dhe për të reformuar rregullat fiskale. Euro duhet të hyjë në “epokën dixhitale” dhe duhet të përgatiten themelet për një “euro dixhitale” të mundshme që do të jetë plotësuese e parave të gatshme.
Udhëheqësit paralajmërojnë se “me disa vende që janë aktualisht në procesin e anëtarësimit në BE”, aleanca duhet të ruajë kapacitetin për “të vepruar me vendosmëri”.
“Zgjerimi dhe thellimi nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Por zgjerimi mund të kërkojë ndryshime në organizimin e BE-së”, përfundon artikulli. /tesheshi.com/