Lëvizje Vetëvendosje, ndonëse kohë më parë e zëshme për bashkimin kombëtar, në fushatën e zgjedhjeve të 11 qershorit këtë entuziazëm e ka zbehur. Madje kjo nuk shprehet as në 40-pikëshin qeverisës të këtij subjekti.
Por Albin Kurti, i nominuari për kryeministër nga VV, në “Rubikon” të KTV-së ka mohuar se ka ndryshuar qëndrim karshi bashkimit kombëtar. Ai ka thënë se i takon qytetarëve të vendosin nëse janë për bashkim ose jo.
“Nuk ka kuptim kurrfarë bashkimi Kosovë-Shqipëri pa Shqipërinë dhe nuk besoj që ka parti politike në Kosovë që do të mund të përshtatej më shumë me Shqipërinë. Ne jemi që ta kemi të drejtën të bashkohemi me Shqipërinë e i takon popullit të vendosë”, ka theksuar Kurti. /tesheshi.com/