Parafina është një lloj vaji mineral, ose, më saktë, një vaj vazeline.
Ky lloj bashkimi hidrokarburesh është në vetvete një përbërje me atome karboni dhe hidrogjeni. Përdoret shpesh në kozmetikë për shkak të karakteristikës së saj lubrifikuese dhe hidratuese. Është e pranishme gjithashtu edhe në produkte për fëmijë, dhe shënohet në përmbajtjen e përbërësve me emrin Paraffinum Liquidum, ose vaj mineral.
Po sa i dëmshëm është ky përbërës?
Në disa raste jo, sepse janë kimikate me doza dhe cilësi në përputhje me rregulloren europiane, pra, brenda standardeve të lejuara.
Ndërkohë, mund të dallohen sipas ngjyrës, të cilat janë katërllojëshe: parafina e bardhë, qelibari, kafe, dhe e zezë. Normalisht, në kozmetikë dhe në farmaci përdoret vetëm ajo e bardha, e cila kategorizohet si parafina “e mirë”. /tesheshi.com/