Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Është apo jo në depresion vrasësi i 77 personave?

Norvegjia kërkon izolim për Breivikun famëkeq: Vijon të jetë i rrezikshëm!

by te Sheshi
13/01/2024
in Europa, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Është apo jo në depresion vrasësi i 77 personave?

Qeveria e Norvegjisë këmbënguli të premten se Anders Behring Breivik, ekstremisti i krahut të djathtë që vrau 77 persona në një sulm të vitit 2011, mbetet i rrezikshëm dhe duhet të qëndrojë në izolim, duke hedhur poshtë pretendimin e tij se të drejtat e tij të njeriut po shkeleshin.

“Ekziston një rrezik i madh i dhunës dhe se do të frymëzojë të tjerët. Kjo është arsyeja pse ai duhet të kryejë kohën e tij nën masa të rrepta sigurie. Nuk ka asgjë që tregon se të drejtat e njeriut të Breivik janë shkelur”, tha Andreas Hjetland, një avokat i qeverisë, në ditën e fundit të seancës pesëditore, raportoi Associated Press, duke cituar agjencinë norvegjeze NTB.

Breivik paditi shtetin norvegjez në një përpjekje për t’i dhënë fund izolimit të tij në burg dhe kufizimeve në komunikimin me botën e jashtme.

Breivik ka ngritur edhe më parë padi për shkelje të të drejtave të njeriut, pasi nuk i lejohet aksesi me të burgosurit e tjerë, për shkak të kontrolleve të rregullta dhe prangave të shpeshta.

Ai gjithashtu është ankuar se duhej të hante me takëme plastike, dhe se nuk i lejohej të komunikonte me përkrahësit.

Breivik mund të qëndrojë në burg dhe më shumë se 21 vjet, sepse sipas ligjit aktual, të burgosurit mund të burgosen për aq kohë sa janë një rrezik për shoqërinë.

Më 22 korrik 2011, pasi shpërtheu një makinë të mbushur me eksploziv të parkuar përpara ndërtesave të ministrisë në Oslo, Breivik kaloi në ishullin Utoya dhe hapi zjarr rastësisht në kampin veror të një partie të majtë.

Tetë persona u vranë në bombardimin në Oslo, dhe 69 njerëz u vranë në ishullin Utoya, gjithsej 319 persona u plagosën.

Breivik, i cili u arrestua në vendin e sulmit, u dënua me 21 vjet burg, dënimi më i gjatë që prej heqjes së dënimit me vdekje në vend, por ende ekziston mundësia që dënimi të ndryshohet në burgim të përjetshëm.

Seanca e kësaj jave u mbajt në burgun Ringerike. Avokati i tij, Oystein Storrvik, tha të enjten se klienti i tij po kalon një kohë të vështirë me mungesën e kontaktit me botën e jashtme.

Gjatë dëshmisë së tij të martën, Breivik tha se vuan nga depresioni dhe ndjenjat e vetëvrasjes. Megjithatë, psikiatri i tij tha dje se ai nuk mendonte se Breivik ishte në depresion serioz. /tesheshi.com/

Related Posts

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë
Sociale & Shoqëri

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza
Lindja e Mesme

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Next Post
E paparë që nga Lufta e Dytë Botërore: ç’po i ngjet Gjermanisë?

E paparë që nga Lufta e Dytë Botërore: ç’po i ngjet Gjermanisë?

Itali: zhurmë me zv/ministrin e Melonit dhe mikun e Edi Ramës

Itali: zhurmë me zv/ministrin e Melonit dhe mikun e Edi Ramës

Shenjtorja që bekon Stalinin, debat mbi këtë ikonë në Gjeorgji

Shenjtorja që bekon Stalinin, debat mbi këtë ikonë në Gjeorgji

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni