Biznesmeni turk Ali Sabanci, i cili ndodhet i shtruar në një spital privat në Stamboll, është vizituar nga presidenti Tayyip Erdogan ku ka zhvilluar një bisedë private me të, ndërsa është informuar edhe nga mjekët kurues.
Sabanci, pronar i kompanisë private Pegasus Airlines dhe bashkëshortja e tij Vuslat Dogan Sabanci u plagosën rëndë në një skaf pranë Lerosit teksa po shijonin pushimet e tyre verore.
Sipas njoftimit të fundit nga spitali, trajtimi i Sabanci vazhdon jashtë reanimacionit, ndërsa bashkëshortja e tij është kthyer në shtëpinë e tyre, ku po monitorohet gjendja e saj.
Sipas mediave turke, pasi mori informacione për gjendjen shëndetësore të çiftit Sabanci, Erdogan u largua nga spitali pas një vizite 45-minutëshe. Erdogan shoqërohej edhe nga presidenti i klubit sportiv të Fenerbahçes, Ali Kocs.
Familja Sabanci është një nga familjet më të pasura në Turqi, pasi është përfshirë në listën e miliarderëve të Forbes./tesheshi.com/