Gjatë një vizite zyrtare në Kirgistan, Erdogan iu drejtua pjesëmarrësve të Forumit të Biznesit Turqi-Kirgistan në Bishkek, duke thënë se pavarësisht të gjitha sulmeve ndaj ekonomisë turke, vendi i tij është i vendosur të krijojë pavarësinë ekonomike, me theks në pavarësinë e sektorit të mbrojtjes.
“Varësia ndaj dollarit amerikan në tregtinë ndërkombëtare po bëhet një problem në rritje. Është e nevojshme për t’i dhënë fund gradualisht monopolitë dollarit” tha presidenti turk.
Ai tha se sundimi i dollarit amerikan në tregtinë globale duhet të përfundojë duke miratuar tregtinë me monedhat vendore midis vendeve.
Duke folur institucionet ndërkombëtare të vlerësimit të kredisë siç janë Moody dhe Fitch, Erdogan tha se çdo vlerësim prej tyre ishte “i politizuar” dhe i quajti ato “të fshehtë” dhe “të pandershëm”.
Duke rikujtuar gatishmërinë e Turqisë për të tregtuar me partnerët kryesorë tregtarë të saj si Kina dhe Rusia në monedhat vendase në vend të dollarit amerikan, Erdogan tha se “ngjarjet e fundit kanë treguar se sa të drejtë jemi.” /tesheshi.com/