Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të mërkurën se Jeruzalemi është një vend i shenjtë për myslimanët, dhe e quajti planin e paqes të Presidentit Trump në Lindjen e Mesme si të papranueshme, sepse siç tha, “shërben për interesat e Izraelit dhe minon të drejtat e palestinezëve”.
Presidenti turk e komentoi atë gjatë një fluturimi nga Senegali, duke thënë se një ditë më parë i kishte kërkuar Trumpit t’i dërgonte tekstin e plotë të planitpër të diskutuar hapat e ardhshëm.
“Pozicioni ynë për këtë temë është i njohur. Jeruzalemi është një vend i shenjtë për myslimanët. Eshtë absolutisht e papranueshme që Jerusalemi t’i jepet Izraelit. Plani i paralajmëruar nuk do të shërbejë për të arritur një zgjidhje dhe për të rivendosur paqen. Është një plan që rrëzon të drejtat e Palestinës dhe legalizon okupimin te Izraelit, pavarësisht nga fakti se disa vende arabe gjithashtu po kthejnë shpinën”, tha Erdogan. /tesheshi.com/