Mbetjet e një kishe të shekullit të XVI, kanë dalë nga ujërat e lumit Grijalva, në Meksikë.
Ndërtesa e njohur si “Tempulli i Santiago” u braktis pas shpërthimit të një epidemie të murtajës, gjatë viteve 1773 dhe 1776.
Kisha u mbulua nga uji në vitin 1996, si pasojë e ndërtimit të një dige, por për shkak të thatësirës së madhe në Chiapas, në jug të vendit, ndërtesa është rishfaqur.
Kisha e lartë 16 metra, u rishfaq edhe në vitin 2002. Në atë periudhë, uji ishte aq i cekët, sa që vizitorët mund të ecnin brenda saj./tesheshi.com/