Ministrja izraelite e Kulturës dhe e Sportit, Miri Regev zbuloi se ekipi i xhudos i Izraelit, së shpejti të udhëtojë për në Abu Dhabi për të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar, gjë e cila çon në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve përmes sportit dhe Bashkëpunim të Sigurisë.
Ajo njoftoi me krenari se kjo do të thotë se flamuri izraelit do të ngrihet aty, në një tokë arabe, duke u shoqëruar nga himni kombëtar përkatës.
Sipas ministres, autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe dhanë miratimin formal për pjesëmarrjen e ekipit izraelit në turet ndërkombëtare brenda territorit të saj.
Megjithëse nuk kanë marrëdhënie zyrtare, raportet e SHBA në ditët e fundit flasin për bashkëpunimin e sigurisë midis dy palëve. /tesheshi.com/