Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

En Nour në Nisë: një xhami në qendër të një debati të ashpër në jug të Francës

by te Sheshi
24/01/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
En Nour në Nisë: një xhami në qendër të një debati të ashpër në jug të Francës

Mahmoud Benzamia, imami i xhamisë En-Nour në Nisë, Francë

Xhamia En-Nour gjendet e fshehur në periferinë e qytetit të Nisës, sistemuar në një park anonim zyrash pas aeroportit dhe pranë një autostrade. Asnjë shenjë dalluese nuk e tradhton identitetin e saj; asnjë shenjë nuk shënon hyrjen e saj.

Megjithatë, shumë njerëz e dinë saktësisht se ku ta gjejnë, dhe disa janë të bindur se ajo duhet të mos ekzistojë më. Në dy raste që kur u hap në muajin qershor, banorët që jetojnë aty afër, për të poshtëruar besimtarët kanë lënë kokë të përgjakura derrash në derën e xhamisë. Menjëherë pas kësaj, autoritetet rajonale rinisën fushatën e tyre për ta mbyllur, pas gati 15 vjet përpjekjesh të dështuara gjatë të cilave u munduan që ajo të mos hapej.

Kjo shtëpi modeste dhe e padallueshme besimi, më e madhja, sidoqoftë që është hapur në rajon, është shndërruar në një simbol të pozicionit të pasigurtë të muslimanëve francezë, minoritetit më të madh në vend, në një shoqëri që vuan nga dhuna terroriste dhe konfliktet përpara zgjedhjeve presidenciale. Nëse xhamia detyrohet të mbyllet, atëherë kjo do të shkelte premtimin e vjetër për një republikë krenare sekulariste që kurrë nuk do të diskriminojë midis qytetarëve mbi bazën e racës apo besimit.

Por, mbyllja e detyruar mund të jetë një mundësi reale.

Christian Estrosi,  president i rajonit administrative që përfshin qytetin e Nisës, njoftoi këtë muaj se ai do të ndërmarrë edhe një sfidë tjetër ligjore kundër xhamisë, të cilën Estrosi, që në një karrierë të mëparshme ka qenë garues profesionist motoçikletash, do të preferonte ta kthente në një qendër kopsht ditor për fëmijët.

Për banorët lokalë, muslimanë dhe jo-muslimanë njësoj – shpërthimi i kësaj çështjeje në qiell të hapur, apo në dielloren Francë të Jugut, nuk është surprizë. Pavarërisht reputacionit të saj si një destinacion për yjet e Hollivudit dhe oligarkët rusë, skena e Cote d’Azur është mes linjave më të ndjeshme të frontit në luftën e kulturave që ka nisur në Francë.

Në këtë vend u vendosën shumë nga ish-kolonialistët e vjetër francezë dhe pasardhësit e tyre – të njohur si këmbëzinjtë- pas luftës së përgjakshme algjeriane në fillim të viteve 1960. Një përqindje e tyre tashmë mbështesin Frontin Nacional, partinë populiste franceze të së djathtës ekstreme, në gati 40 për qind, sipas të dhënave nga pjesa më e madhe e zgjedhjeve të fundit rajonale.

Por, në këtë vend vendosën të sistemohen edhe një pjesë e mirë e muslimanëve nga Afrika e Veriut pasi mbërritën në Francë në dekadat që pasuan luftën, pjesa më e madhe në kërkim të mundësive ekonomike. Mëria e tyre është e thellë dhe ngritja në zonë e xhamisë më të madhe – edhe pas më shumë se 50 vjetësh nga vendosja e këtyre komuniteteve respektive në rajon – nuk do të kishte shkuar kurrë pa fërkime.

Sidomos jo pas sulmit terrorist në Nisë, në korrik, kur një vendas me origjinë tuniziane, më pas i pretenduar ushtar i ISIS, drejtoi një kamion mes turmave të njerëzve që festonin ditën kombëtare të Francës, duke vrarë 86 persona e duke plagosur me qindra të tjerë.

Xhamia En-Nour ishte hapur vetëm një muaj përpara sulmit, por numër gjithnjë e më i madh nisi ta shohë nocionin e xhamisë më të madhe – sidomos një të tille të strehuar në një ndërtesë që ishte blerë më parë nga ministri saudit i Çështjeve Islamike – si provë shtesë për papërputhshmërinë themelore midis republikës Franceze dhe besimit të dytë më të madh të saj.

Duke e vënë në fjalët e Estrosit: “Nuk mund të sillemi vërdallë e të pretendojmë sekularizmin kudo, dhe në të njëjtën kohë të themi se Islami dhe demokracia përputhen plotësisht”.

Arsyeja përse sheiku saudit, Saleh bin Abdulaziz e kishte blerë hapësirën që u shndërrua në xhami ishte, sipas shpjegimeve të tij, se vetë komuniteti nuk do ta kishte përballuar kurrë diçka të ngjashme, veç ndonjë apartamenti të konvertuar. Pjesa tjetër, thotë ai, është financuar nga vetë besimtarët.

Megjithë pamjen e saj modeste, rreziku për mbylljen e xhamisë është ende real, kjo edhe pse prefekti Adolphe Colrat, shpalli gjatë verës “se xhamia En-Nour nuk varet nga ndikimi i huaj”,  duke i dhënë lejen për t’u hapur në një vend që së fundmi, ka ndërmarrë një fushatë mbylljesh të xhamive që financohen nga jashtë si pjesë e luftës kundër terrorizmit.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë
Amerika

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza
Lindja e Mesme

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Next Post
E keni ditur se për çfarë shërben sirtari i fundit tek furra?

E keni ditur se për çfarë shërben sirtari i fundit tek furra?

Ramushi godet sërish Hashimin e Isën: po poshtërojnë shqiptarët

Ramushi godet sërish Hashimin e Isën: po poshtërojnë shqiptarët

BE kusht Shqipërisë, Hahn: Ndëshkoni politikanët e korruptuar që të anëtarësoheni!

BE kusht Shqipërisë, Hahn: Ndëshkoni politikanët e korruptuar që të anëtarësoheni!

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni