Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Emiri i Katarit në OKB: Ne, investitorë paqeje!

by te Sheshi
25/09/2021
in Bota & Rajoni, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Emiri i Katarit në OKB: Ne, investitorë paqeje!

Emiri i Shtetit të Katarit, HH Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, i cili kryesoi delegacionin e Katarit në Sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mbajti të martën një fjalim në seancën hapëse të tij, duke nënvizuar se kontributi për zgjidhjen paqësore të konflikteve është një nga përparësitë e vendit të tij, dhe theksoi qëndrimin e Dohas për një sërë çështjesh rajonale dhe ndërkombëtare, ndër më kryesoret e të cilave është dhe kauza palestineze.

Në këtë sesion që përkon me 50 vjetorin e aderimit të Katarit në OKB, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani u shpreh se basti i vendit të tij në institucionet ndërkombëtare është një “bast strategjik”, dhe shtoi se marrëdhëniet midis Dohas dhe këtyre institucioneve janë karakterizuar gjatë pesë dekadave të fundit nga një bashkëpunim i ngushtë dhe partneritet model në shumë fusha.

“Jemi të lumtur që Doha është kryeqyteti i veprimeve shumëpalëshe ndërkombëtare në rajonin tonë” – theksoi ai, dhe zbuloi se Katari pritet të hapë së afërmi në Doha “Shtëpinë e Kombeve të Bashkuara”.

Në lidhje me çështjen palestineze, ai tha se dëbimi i banorëve të lagjes Sheikh Jarrah në Jerusalem konfirmoi edhe një herë rëndësinë qendrore të kësaj kauze, dhe apeloi komunitetin ndërkombëtar t’i japë asaj një zgjidhje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe paqësore. Gjithashtu, ai vuri në dukje se përgjatë këtij viti janë shënuar shumë shkelje nga Izraeli kundrejt vendeve të shenjta islame dhe të krishtera në qytetin e Jerusalemit.

Detyra Humanitare në Afganistan

Lidhur me zhvillimet në Afganistan, Sheikh Tamim tha se Shteti i Katarit nuk ka kursyer asnjë përpjekje për evakuimin e mijëra njerëzve nga Afganistani, duke e konsideruar këtë si një “detyrë humanitare”, dhe siguroi se Doha do të vazhdojë në koordinim me partnerët e saj ndërkombëtarë kontributin për të ruajtur përfitimet konkrete të arritura në këtë drejtim.

Ai tha se përgjegjësia për arritjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse në Afganistan i takon popullit afgan dhe komunitetit ndërkombëtar, dhe theksoi nevojën për të vazhduar dialogun me talebanët, “pasi bojkoti do të çojë vetëm në polarizim dhe reagime”. Sikurse theksoi edhe rëndësinë e vazhdimit të ndihmës humanitare për popullin afgan në një kontekst të ndarë nga mosmarrëveshjet politike në vend.

Emiri i Katarit konsideroi se ngjarjet e fundit në Afganistan nuk duhen parë në prizmin e triumfit apo humbjes, por si “çështje e dështimit për të imponuar nga jashtë një sistem politik në vend, pavarësisht synimeve, përpjekjeve dhe mjeteve të investuara atje”. “Kjo përvojë rezultoi e dështuar në Afganistan pas 20 vitesh” – shtoi ai.

Sa i përket çështjes siriane, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani tha se vazhdimi i krizës atje mbart rreziqe të mëdha jo vetëm për Sirinë, por edhe për paqen dhe sigurinë e rajonit dhe botës, përfshirë përshkallëzimin e kërcënimit të terrorizmit.

“Çështja siriane nuk mund të neglizhohet. Komuniteti ndërkombëtar nuk duhet t’ua kthejë shpinën vuajtjeve të popullit sirian, sikurse ndodhi kohët e fundit gjatë bombardimeve mbi qytetin Der’a dhe zonave të tjera” – tha ai.

Ndërsa për krizën e Jemenit, Emiri i Katarit nënvizoi përkushtimin e vendit të tij për ruajtjen e unitetit dhe integritetit territorial të Jemenit. Gjithashtu ai konfirmoi pozicionin e vendosur të Katarit që konsideron se e vetmja rrugëdalje nga kjo krize është zhvillimi i negociatave midis të gjitha palëve jemenase, bazuar në rezultatet e dialogut kombëtar, nismën e Gjirit dhe rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit, veçanërisht Rezoluta nr. 2216. /tesheshi.com/

Related Posts

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë
Sociale & Shoqëri

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza
Lindja e Mesme

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Next Post
Zjarrvënia në Veri, Albin Kurti: Ja ç’po synon Serbia

Zjarrvënia në Veri, Albin Kurti: Ja ç’po synon Serbia

Ç’përfaqëson 25 shtatori për çiftin e famshëm hollivudian dhe veçmas 25-a

Ç’përfaqëson 25 shtatori për çiftin e famshëm hollivudian dhe veçmas 25-a

Një re pasigurie mbi gratë me hixhab në Gjermani

Një re pasigurie mbi gratë me hixhab në Gjermani

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni