Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Emigrimi ia ka marrë Maqedonisë 25 për qind të shtetasve

by te Sheshi
17/06/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Emigrimi ia ka marrë Maqedonisë 25 për qind të shtetasve

Nga Mensur Krasniqi

500

Ashtu si shteren lumenjtë gjatë verës, kështu po “shteret” edhe numri i popullsisë në Maqedoni. Pra numri i shtetasve të Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit të tyre llogaritet se ka arritur deri në 520 mijë persona. Në bazë të një hulumtimi të bërë nga “Pew Research Center”, ky është numri i atyre që kanë emigruar deri në fund të vitit 2015 në shtete të ndryshme të Evropës dhe më gjerë. Edhe pse Maqedonia renditet e parafundit sa i takon numrit të emigrantëve nga rajoni, kjo shifër mbetet e lartë, pasi përbën gati 25 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Sipas hulumtimit të PRC, që i referohet raportit të Kombeve të Bashkuara për migracionin, vitin e kaluar numri i emigrantëve është rritur me 41 për qind gjatë 15 viteve të fundit duke shkuar në 244 milionë njerëz në total, mes të cilëve 20 milionë janë refugjatë.  Nga vendet e rajonit, Bosnja dhe Hercegovina numëron më shumë shtetas të emigruar (1.650.000 emigrantë), pas saj vjen Shqipëria (1.120.000 persona), Serbia (960.000 persona), Kroacia (870.000 persona), Maqedonia (520.000 persona) dhe i fundit është Mali i Zi (140.000 persona).

Sipas sociologut Ali Pajaziti, shkaqet janë të ndryshme.

ALI

“Shkaqet e këtij të numri të madh të qytetarëve të shpërngulur në vendet perëndimore dhe gjetkë janë të shumta, duke filluar nga kriza ekonomike, politike, korrupsioni, mosbesimi te institucionet, gjegjësisht te mundësitë për avancim dhe vetërealizim, një defetizëm i përgjithshëm ky që ka kapluar të gjithë pjesëtarët e kësaj shoqërie që ardhmërinë e shohin në ndonjë vend tjetër. Skandalet e fundit janë rrëfim në vete për të cilat s’do koment se çfarë impakti kanë te qytetari. Klima e përgjithshme e krijuar në shoqërinë tonë godet në veçanti popullatën rinore, e cila është e bindur se afinitetet, cilësia, shkathtësitë dhe truri fisnik çmohen vetëm jashtë Maqedonisë. Nëse një vendi i ikën ¼ e popullatës kjo do të thotë se ai është në një krizë të rëndë, madje se ballafaqohet me luftën për mbijetesë”, deklaroi për portalin tesheshi.com Ali Pajaziti.

Ndërkaq, për kryetarin e Qendrës për Organizim dhe Zhvillim, Orhan Murtezani, emigrimi është një fenomen që ka qenë prezent gjithmonë në histori, madje edhe në botën moderne paraqet një problem global që i prek edhe shtetet e fuqishme. Ky fenomen  sipas tij shndërrohet në problem akut kur pjesa më e madhe e popullatës, sidomos rinia, emigrojnë për shkaqe ekonomike e pjesa tjetër e popullatës është e gatshme ta lëshojë vendin në rastin e parë. Pra, në rastin tonë ky fenomen ka marrë përmasa të një epidemie.

ORH

“Teoria na mëson se njerëzit emigrojnë kur në vendin e tyre mungojnë burimet dhe mundësitë për të përmbushur nevojat dhe aspiratat e tyre.Në rastin e Maqedonisë emigrimi i rinisë, sidomos asaj shqiptare, direkt lidhet me humbjen e shpresës për një perspektivë të qëndrueshme për ta projektuar ardhmërinë e tyre. Periudha e pas vitit 2001 nuk i përmbushi aspiratat as të prindërve që luftuan në atë luftë e lëre më të fëmijëve të tyre. Injorimi i vazhdueshëm që i bëhet pjesës shqiptare, veçanërisht diskriminimi ekonomik, nga ana e shtetit bashkë me partitë politike shqiptare si element dekorativ i pushtetit, popullatën shqiptare të Maqedonisë e ka vendosur para aktit të kryer, ose të nënshtrohet për disa favore shumë minimale, ose ta braktisë vendin për ta siguruar kafshatën e gojës duke e ruajtur kështu dinjitetin njerëzor. Një arsye tjetër, gjithashtu shumë e rëndësishme, është mungesa e hapësirës së mjaftueshme dhe neglizhenca totale ndaj zërit të të rinjve në krijimin e politikave dhe në drejtimin e shtetit. Nëse ia shtojmë kësaj edhe krizën ekonomike, keqpërdorimin e pushtetit për disiplinim të sektorit privat dhe mungesën e hapësirës së mjaftueshme për veprimtari sipërmarrëse, vështirë se në horizont mund të shihet ndonjë fije shprese që qytetarët, para së gjithash rinia, të mos e braktisë shtetin”, deklaroi për tesheshi.com, Orhan Murtezani.

Në vazhdim, Murtezani shtoi se kjo situatë alarmante, duke pasur parasysh të dhënat statistikore të cilat thonë se 520 mijë qytetarë e kanë braktisur Maqedoninë,  duhet të jetë argument i mjaftueshëm për partitë politikë që t’i rreken punës seriozisht për krijimin e kushteve për një perspektivë të qëndrueshme. /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Norvegjia vë si objektiv forcimin e mbrojtjes përballë një Rusie të paparashikueshme

Norvegjia vë si objektiv forcimin e mbrojtjes përballë një Rusie të paparashikueshme

12 ide për të krijuar një kopsht vertikal plotë gjelbërim (foto)

12 ide për të krijuar një kopsht vertikal plotë gjelbërim (foto)

Ministri Agani kërkon nga kryeministri Mustafa që ta lirojë nga detyra

Ministri Agani kërkon nga kryeministri Mustafa që ta lirojë nga detyra

TË FUNDIT

  • Të fundit
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni