Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur, konfirmoi Buckingham Palace, jo aq papritur, pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua së tepërmi orët e pasdites.
Kujtojmë se ajo ishte në gjendje kritike sot dhe të gjithë familjarët ishin të ftuar në Balmoral të Skocisë.
Informacioni shkaktoi pikëllim në Britaninë e Madhe për mbretëreshën 96-vjeçare, e cila mbretëroi për 70 vjet.
Ajo vdiq në Kalanë Balmoral, shtëpinë e saj të dashur verore në Skoci. Shumë anëtarë të familjes së afërt: katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 12 stërnipër ishin në ose rrugës për në Balmoral, duke përfshirë djalin e saj Princin Charles, trashëgimtarin e fronit.
Mbretëresha më jetëgjatë e Britanisë ka qenë në fron që kur ishte 25 vjeç. /tesheshi.com/