Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Elita politike e 25 viteve: nga ish-komunistët tek trafikantët; dhe pak nostalgji e Gramoz Ruçit

by te Sheshi
10/09/2015
in Kryesore, Kujtesë, Politikë
Reading Time: 7 mins read
A A
Elita politike e 25 viteve: nga ish-komunistët tek trafikantët; dhe pak nostalgji e Gramoz Ruçit

Nga Luljeta Progni

Elita politike e Shqipërisë në kohën kur u nda me sistemin diktatorial në fund të vitit 1990, përbëhej nga zyrtarë partiakë me një formim tërësisht komunist. Po ashtu, parlamenti i parë pluralist i vitit 1991, kishte me shumicë deputetë që mbanin ende teserën e Partisë së Punës, disa prej tyre me krenari.

Kundërshtitë politike mes të majtës e të djathtës në atë kohë ishin shumë më të forta dhe konflikti mes palëve ishte i polarizuar. Ndarja ishte e dukshme dhe as që mund të mendohej bashkëpunimi reciprok, ose më keq akoma kalimi nga një kamp në tjetrin për çfarëdo arsye apo marrëveshje. Megjithatë edhe pse pa përvojën e një shoqërie demokratike, me mungesa të theksuara të formimit të tyre për funksionimin e rregullave të reja demokratike, ata ia kanë dalë të sjellin një produkt politik më cilësor, sesa sot pas 25 vitesh.

Gramoz Ruçi ish-ministër i Brendshëm në vitin 1991, e kujton me nostalgji betejën parlamentare mes mazhorancës dhe opozitës në vitet 1991-1992. Ai flet me vlerësime pozitive për deputetët kundërshtarë, ata të grupit parlamentar të PD-së madje edhe për Berishën.

“Kur u krijua parlamenti i parë pluralist në Shqipëri ishte një vit i nxehtë me deklarata e qëndrime politike, me një beteje të ashpër parlamentare edhe pse nuk kishte një përvojë politike të zhvillimit të betejave parlamentare. Sigurisht që në këtë aspekt kanë meritën e madhe ata individë e deputetë të zgjedhur nga Partia Demokratike. Dua të shpreh konsideratën time për atë grup paralmentar të PD, dhe unë mendoj se një grup më të mirë se ai i vitit 1991 nuk është përsëritur më në këtë parti. Unë vlerësoj kapacitetet intelektuale të të gjithë grupit parlamentar të PD së asaj kohe, pra të zgjehdjeve të 31 marsit. Kishte mungesë përvojë dhe një mjedis të disfavorshëm për ta, kishte vështirësi reale të lëvizjes dhe të veprimit të tyre në të gjithë tetiritorin, por ia dolën të zhvillonin betejen e tyre në atë kohë dhe unë kam vlerësim mjaft pozitiv për të gjtihë ata burra e gra të atij grupi parlamentar të PD. Sigurisht si për të tjerë edhe për Sali Berishën, kam vlerësime jashtëzakonisht pozitive si për të tjerë burra e gra të atij grupi parlamentar”, thotë Ruçi.

Është dramatike, por 250 deputetët e kuvendit në vitin 1991, apo 140 deputetët e kuvendit të vitit 1992, kishin një nivel akademik shumë më të lartë sesa parlamentin aktual. Gjithashtu performanca politike e tyre është e pakrahasueshme edhe pse për shumë prej tyre ishte e vështirë të përshtateshin në një sistem ku karriget duheshin ndërruar pas rezultatit të zgjedhjeve.

Le të krahasojmë nivelin arsimor të deputetëve të 25 viteve më parë me ata të parlamentit aktual. Nisur nga statistika zyrtare dhe nga produkti që prodhon, elita politike në Shqipëri ka pësuar rënie cilësore krahasuar me nivelin e elitave në vitet ’90-96, fill pas daljes së Shqipërisë nga diktatura komuniste. Në parlamentin aktual ka shumë deputetë që kanë tituj shkencorë, por shumë prej tyre janë të dyshimtë për vetë certifikimin nga universitete të cilësisë së dobët, disa prej të cilave ose nuk ekzistojnë më pasi janë mbyllur nga qeveria për shkak të mungesës së standarteve, ose ndodhen në periferitë e qyteteve shqiptare në vendet fqinje.

Është fakt se vetë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, është diplomuar (master) në një prej këtyre universiteteve me nivel të cunguar të standarteve akademike që nevojiten për një institucion të tillë arsimor. Vetë ministrja Nikolla e ka listuar universitetin në të cilin është diplomuar, si një ndër institucionet arsimore me standarte të cunguara. Përveç saj një numër i kosniderueshëm deputetetësh dhe zyrtarësh janë diplomuar në universitete të cilat janë mbyllur tashmë për mungesë të standarteve të pranueshme për një institucion arsimor.

Me kalimin e viteve presupozohej që politikanët shqiptarë kanë pasur më shumë mundësi shkollimi. Presupozohej gjithashtu, që me kalimin e viteve Shqipëria të kishte rritje të standarteve demokratike, të cilat për pasojë japin efektet e pritura edhe në cilësinë e elitave politike, si rezultat i krijimit të një përvoje dhe përmirësimit të sistemit arsimor. Por, ka ndodhur e kundërta.

Disa shifra krahasuese

Në parlamentin e vitit 1991 dhe atë të vitit 1992, shumica e deputetëve ishin intelektualë të fushave të ndryshme edhe pse vinin nga shkolla të komunizmit. Mjekë, artistë, inxhinierë, ekonomistë, agronomë, artistë, shkrimtar por profesione të tjera, madje shumë prej tyre me tituj dhe grada shkencore. Deputetët e parlamentit të vitit ‘92 në pjesën dërrmuese, erdhën nga bota akademike. Kishte 16 deputetë kandidatë shkencash, 4 deputetë docentë, 13 deputetë doktorë, 2 deputetë profesorë/doktorë, 2 deputetë artistë të popullit e të tjerë me specializime të ndryshme në profesionet e tyre.

Në nivele të larta akademike u mbajt edhe parlamenti i vitit 1997, por për herë të parë u shfaqën disa elementë të rinj, si “deputetë të zgjedhur nga populli”, të cilët për shkak të mangësive të shumta në formim, u kthyen shpesh në objekt talljeje në sallën e kuvendit dhe jashtë saj. Ky fenomen ndodhi edhe për shkak të ndryshimeve politike që erdhën pas krizës së vitit 1997. Shumë personalitete, kryesisht nga e djathta u mënjanuan nga aktivizimi intensiv në politikë. Megjithatë nuk ishte kjo pika kritike.

Ka pasur momente dhe përpjekje serioze për t’i dhënë grupeve parlamentare dhe strukturave drejtuese të partive politike, PS e PD, një frymë të re përmes rekrutimit të të rinjve të shkolluar jashtë vendit. Bëhet fjalë për vitet 2000-2005.

Por pikërisht në këtë periudhë, përfituan ose e shfrytëzuan këtët situatë edhe një grup tjetër interesi. Rekrutimi i individëve me të shkuar kriminale i ka rrënjët në fushatën për zgjedhjet parlamentare të vitit 2005. Ky fenomen është shfaqur më së shumti fillimisht tek radhës e së majtës, aty ku edhe vazhdon të mbetet më i përqëndruar krahasuar me të djathtën. Bashkë me shfaqjen e elementeve me të shkuar kriminale filluan të binin të gjitha standarted e arritura. Imazhi i politikanit kishte ndryshuar. Tashmë nuk nevojitej shumë arsimi, artikulimi, kultura apo përvoja politike.

Nga 72 deputetë të rinj të Kuvendit të Shqipërisë i dalë nga zgjedhjet e 3 korrikut 2005, vetëm 2 prej tyre kishin titullin Profesor/Doktor, dy prej tyre kishin titullin Doktor dhe pak prej tyre kishin përfunduar studimet Master në fusha të ndryshme. Ishte koha kur nuk ishte “zbuluar” universitetet që shisnin diploma, ose i ndërronin me prodhime bujqësore, universitetet që pajisën deputetët me diploma e tituj shkencorë më shumicë.

Nga 72 deputetët e rinj të Kuvendit, të dalë nga zgjedhjet e vitit 2005, 23 prej tyre ishin të shkolluar në më shumë se dy fakultete brenda dhe jashtë vendit, 9 prej tyre ishin të shkolluar në një universitet plus fakultetin juridik, i i parapëlqyer për deputetët e pas viteve ‘90, ndërsa 37 të tjerë kishin përfunduar studimet vetëm në një fakultet pa asnjë lidhje me Shkencat Politike. Në parlamentin e vitit 2005 ishin 13 deputetë profesor/doktorë, 1 deputet profesor i Asoc/Doktor, 10 deputetë Doktorë, 11 deputetë Master, 4 deputetë Kandidat/Master, 1 deputet Magjistër, 1 deputet Gjeneral, 1 deputet Kolonel. Por problem i kuvendit të vitit 2005 nuk ishte vetëm performaca e dobët akademike e deputetëve.

2005, koha kur zë vend deputeti me të shkuar kriminale

Në pranverën e vitit 2005, u angazhuan ambasadorë të vendeve të BE-së dhe SHBA-së duke i kërkuar partive politike të bëjnë kujdes me listat e kandidatëve për deputet për të shmangur përfshirjen në to të kandidatëve me të shkuar kriminale.

Në mediat e kohës u komentua se ekzistonte një listë e hartuar nga trojka e ambasadorëve, me emra kandidatësh për deputet me të shkuar të dyshimtë të lidhur me botën e krimit.

Partia Demokratike pati vëmendje më të madhe për të shmangur këtë fenomen. Ndërkohë që nga e majta pati më shumë arrogancë ndaj mesazheve të ndërkombëtareve, duke krijuar kështu një precendent mjaft të rrezikshëm për demokracinë shqiptare, kthimin e trafikantëve dhe kriminelëve në ligjbërës.

Megjithatë ky fenomen nuk mori përmasa të mëdha deri në vitin 2009 dhe u bë problem edhe më serioz në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, e më pas në ato vendore 2015.

Në parlamentin aktual janë me profesione rreth 35 ekonomistë, rreth 30 juristë, 12 inxhinier, 10 mjekë, 4 agronomë etj. Por ka agronomë, që kanë mbaruar master për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe ka mekanikë që kanë marrë doktoraturën në Ekonomi; ka veteriner të kthyer në jurist apo të diplomuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare; ka oficer të kthyer në ekonomist dhe ka nga ata, që në CV kanë edhe Shkollën e Lartë të Partisë, përkrah diplomave të tjera bashkëkohore të universiteteve, që tashmë janë të mbyllura me vendim të Ministrisë së Arsimit për mungesë standartesh.

Shumica e deputetëve kanë Master Shkencor në universitete private. Janë rreth 35 deputetë me titullin “Doktor” duke filluar nga mosha nga 30 vjeç. Pra deputetët e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit 2013, kanë me shumicë tituj shkencorë dhe i përkasin kryesisht profesioneve “në modë” në Shqipëri, ekonomistë e juristë apo edhe shkenca politike.

Bazuar në këto statistika, për niveline tyre akademik pritshmëritë për performancën politike në Kuvendin e Shqipërisë janë krejt të tjera. Në të vërtetë në sallën e Kuvendit të Shqipëri ka një debat politik banal dhe të neveritshëm. Nuk diksutohet kurrë për ligjet, nuk ka debat profesional rreth tyre, ka vetëm sharje, fyerje, akuza e kërcënime ndërmjet tyre duke përfshirë edhe persona të afërm, familje, nëna, motra, bashkëshorte, bij e bija duke e kthyer sallën e Kuvendit në arenë të sherreve mes grupeve, ku janë përqendruar të gjithë njerëzit me probleme me ligjin.

Në këtë situatë aktuale parlamenti prodhon hera herës lajme të tipit: “Deputeti X: Kryetari i Kuvendit ka paguar të më vrasin”; Deputeti X ka qënë drejtues i prostitucionit në X shtet të Evropës; deputeti X i hiqet imuniteti sepse e kërkon prokuroria për ta hetuar për një kërkesë që ka sjellë X shtet pasi akuzohet për vrasje për shkak të trafikut të prostitucionit; Deputetit X i hiqet imuniteti pasi e kërkon prokuroria për ta hetuar për një tentativë varsjeje; Deputeti X dorëzon mandatin për të sqaruar “ngatërresën” në të cilën e paska futur një polic Italian duke e përfshirë “padrejtësisht” në një çështje trafiku prostitucioni … etj.

Ndërsa kryeministri, njëherësh edhe kryetar i Partisë Socialiste në 10 vitet e fundit, deklaron herë pas here: “Deputeti X e ka dëshminë e penalitetit të pastër”. /tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë
Politikë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana
Politikë

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza
Kryesore

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Next Post
Kryetari i Komisionit të Sigurisë, konfirmon lajmin e tesheshi.com: E dimë që Serbia na përgjon, madje e di dhe BE-ja

Kryetari i Komisionit të Sigurisë, konfirmon lajmin e tesheshi.com: E dimë që Serbia na përgjon, madje e di dhe BE-ja

Kosova kryeson për tuberkuloz: ja treguesit e prekjes dhe të vdekshmërisë ndër vite

Kosova kryeson për tuberkuloz: ja treguesit e prekjes dhe të vdekshmërisë ndër vite

Ja cili është vendi më i ndotur në avion

Ja cili është vendi më i ndotur në avion

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.