Sa herë na ka ndodhur që kemi qëruar një mollë, dardhë apo patate dhe ajo është nxirë. Por për të shmangur hedhjen e tyre mjafton të dini një sekret të vogël.
Lëngu i limonit mund të përdoret për të shpëtuar ushqimin. Në mënyrë të veçantë, shmang që fruta si avokado, dardha, banania, molla etj., të nxihen dhe të bëhen të pangrënshme.
Duke i lyer me pak lëng limoni, ato do e ruajnë për orë të tëra freskinë, pa e humbur shijen. Provojeni, është një zgjidhje vërtetë e dobishme./tesheshi.com/