Opozita ka organizuar protesta anti-Rama në Elbasan, duke shfrytëzuar praninë e shefit të mazhorancës në këtë qytet, për një takim me arsimtarët lokalë.
Ka qenë deputeti i zonës Luçiano Boçi ai që ka udhëhequr protestën, e cila ka çuar dhe në përplasje me policinë. Kjo ka çuar në daljen në terren për ballafaqim të drejtëpëdrejtë të kreut të Policisë së Elbasanit, Altin Qato.
Ky i fundit ka pretenduar se protesta është e paligjshme dhe se protestuesit nuk duhet të cenonin policinë në kryerjen e detyrës.
Incidenti vjen nën atmosferën e një tensioni politik me nisjen e sezonit të ri parlamentar, ku opozita gati e ka bojkotuar në nisje dhe iu është drejtuar protestave. /tesheshi.com/