Përballja e parë në këtë sezon ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës tashmë ka datë dhe orë zyrtare.
Jaume Roures, partner në grupin Mediapro, kanalit televiziv që transmeton ndeshjet e kampionatit spanjoll ka konfirmuar se 21 nëntori do të jetë data në të cilën do të luhet El Clasico i parë në Santiago Bernabeu, në orën 20:30.
Kështu, ky ndryshim vjen pasi në këtë periudhë zhvillohen ndeshjet e përfaqësuesve, e menjëherë pas tyre do të kemi ndeshjen më të zjarrtë të vitit. Transmetimi i këtij edicioni ka pësuar shumë ndryshime nga ato të kaluara përfshirë këtu edhe oraret e pazakonta të ndeshjeve, siç është rasti i dueleve që fillojnë nga ora 23:00. /tesheshi.com/