Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

EKSKLUZIVE/ Jakup Krasniqi: Kuvendi votoi kundër drejtësisë selektive e jo kundër një Gjykate Speciale – dy fjalë dhe për Thaçin, Veselin, e qeverisjen ‘Mustafa’

by te Sheshi
30/06/2015
in Intervista
Reading Time: 7 mins read
A A
EKSKLUZIVE/ Jakup Krasniqi: Kuvendi votoi kundër drejtësisë selektive e jo kundër një Gjykate Speciale – dy fjalë dhe për Thaçin, Veselin, e qeverisjen ‘Mustafa’

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një intervistë ekskluzive dhënë për portalin ‘tesheshi.com’, flet për atë çka është më e nxehta çshtje për momentin:   mosvotimin e Gjykatës Speciale, riprocedimin e saj të paralajmëruar në Kuvend; e më pas zgjedhjen apo jo të ish-shefit të tij Hashim Thaçi në krye të Presidencës, për udhëheqjen e Kuvendit nga pasardhësi i tij Kadri Veseli, për qeverisjen Mustafa-Thaçi, për imazhin e Kosovës…
Poashtu, ish-kryekuvendari flet edhe për largimet masive të qytetarëve që ndodhën në muajt e fundit të vitit 2014-të dhe fillimvitin 2015-të, për momentet e mira dhe jo të mira si udhëheqës i Parlamentit, për rolin e partive opozitare, për partinë NISMA për Kosovën që themeloi me Fatmir Limajn, për atë nëse Kosova ka apo jo politikan si dhe për rrugën se kah po shkon Kosova…

Intervistoi: Donat Maloku

Krasniqi, ngjarja kryesore politike në vend është mosvotimi në kuvend për themelimin e Gjykatës Speciale. Është në të mirë të Kosovës, apo do të ndikojë negativisht në imazhin e shtetit tonë?

Para se të përgjigjem për Gjykatën Speciale, me lejo t’i them disa fjalë për imazhin. Të krijosh imazh të mirë për vendin sigurisht që është gjë shumë e mirë, por imazhi nuk hahet. Vendit tonë, para fotografisë mashtruese i duhet zhvillimi ekonomik që qytetarët të kenë mirëqenie për një jetë të dinjitetshme. Në një situatë të tillë imazhi vjen pa dyshim dhe vetëm atëherë është real. Gjykata Speciale, ashtu siç ishte e konceptuar, për dënimin e krimeve selektive e jo të të gjitha krimeve të kryera në Kosovë, duhej t’i thuhej ‘jo’ edhe para se të vinte në Kuvend. Kuvendi e ka pasur vështirë të vepronte ndryshe.

Qeveria ka paralajmëruar riprocedimin e ‘Speciales’ në Kuvend. Pozita e quan ‘fund të demokracisë’. Në rast se kjo Gjykatë nuk miratohet nga Kosova, ky proces thuhet se do të kryhet nga OKB-ja. Dikush e sheh këtë edhe si proces për largimin e ‘komandantëve’ nga skena politike. Si e shihni ju?

Qeveria e sidomos kryeministri, para se ta mblidhte qeverinë, është dashur të konsultohej me këshilltarin ligjor se cilat janë procedurat për rikthimin e amendamentit të 24-të të Kushtetutës në Kuvend. Këta qeveritarë treguan edhe një herë se nuk u nënshtrohen ligjeve të vendit, pasi nuk janë të interesuar të dinë se çka shkruhet në ligje. Ndërsa sa i përket Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nuk di prej nga vjen kjo frikë. Në Kosovë për më shumë se tetë vjet e kemi pasur UNMIK-un, kemi pasur drejtësinë e OKB-së, i jemi përgjigjur Tribunalit të Hagës, nga i cili dy procese gjyqësore kanë përfunduar në favor të Kosovës. Ne nuk kemi asnjë arsyeje t’i frikësohemi drejtësisë ndërkombëtare. Drejtësia është universale e jo selektive. Kuvendi votoi kundër drejtësisë selektive e jo kundër një Gjykate Speciale që i dënon krimet e luftës të kryera në Kosovë.

A duhet të miratohet një projektligj për financimin e të akuzuarve nga Gjykata Speciale? A e dini se kush do të gjykohet pas themelimit të kësaj Gjykate?

Nëse formohet një gjykatë e tillë dhe të akuzuarit ndiqen sipas ligjit që e kemi parë, financimi i atyre që mund të ndiqen është i domosdoshëm.

Krasniqi, kalojmë në një temë tjetër. Ju vlerësoheni si kryeparlamentari që ka udhëhequr në mënyrën më të mirë pas luftës tempullin e demokracisë. Por, cili është mendimi juaj për pasardhësin tuaj, z. Kadri Veseli gjatë këtyre muajve, sa ka drejtuar ai Kuvendin?

Unë jam përpjekur që të jem korrekt. Vlerësimi është i të tjerëve. Sa i përket kryeparlamentarit të ri, nëse e kemi parasysh mospërvojën parlamentare , drejtimi i seancave është i mirë, por duhet të ketë më shumë parasysh Rregulloren e Punës se Kuvendit. Deri tani opozitës i është dhënë hapësira e duhur, kjo duhet vlerësuar.

foto brenda jakupi kuvend

Gjatë udhëheqjes së parlamentit nga ana juaj ka pasur shumë momente nëse mund t’i quajmë të ‘nxehta’. A mund të na veçonit një moment kur jeni ndjerë mirë se po drejtoni këtë institucion, dhe një moment tjetër kur ka ndodhur e kundërta?

Ndonëse e kam të vështirë të flas për vete, por pasi me pyetet do të them diçka: Jam ndjerë mirë që kam udhëhequr Kuvendin në legjislaturën e pavarësisë, pasi kjo një kombi mund t’i ndodhë vetëm një herë. Jam ndjerë mirë sa herë e kam mbrojtur Ligjin dhe Kushtetutën. Në legjislaturën e dytë të pavarësisë, ka pasur shumë momente që nuk jam ndjerë mirë. Në ketë rast do të veçoja zgjedhjen e presidentit pa respektuar Kushtetutën dhe miratimi i marrëveshjeve të Brukselit, pasi Kuvendi nuk e dinte se çka miraton. Pesë vitet e fundit ishin vite me tensione të mëdha. Nuk do t’ia dëshiroja askujt ato tensione. Ishte kultura e fituar jetësore, edukimi familjar e kombëtar dhe vendosmëria politike për të ecur në rrugën e duhur, pa i dëgjuar klithmat që vinin nga anët e errëta, që ma krijuan stabilitetin e qëndrueshmërinë e duhur.

Si e vlerësoni rolin e partive opozitare ‘Vetëvendosje’, AAK dhe NISMA në Parlament. Sa kanë qenë unike ato?

Partitë opozitare edhe pse numerikisht të vogla, në jetën tonë parlamentare, kurrë nuk kanë qenë më mirë të organizuara brenda Kuvendit të Kosovës. Pra është opozita më e organizuar e gjithë jetës sonë parlamentare te të pesë legjislaturave.

Po punën e qeverisë ‘Mustafa’, gjatë këtyre muajve… si ka funksionuar dyshja Mustafa-Thaçi sipas jush?

Pse a kanë punuar diçka që mund të mbahet në mend kjo qeveri, veçse nëse themi se kjo qeveri ka pas sukses që në muajt e parë të këtij mandati t’i internoi në vendet e ndryshme të Evropës përmes Serbisë mbi 100.000 qytetarë! Ata gjatë fushatave zgjedhore kishin deklaruar se do t’i punësojnë 200.000 veta, e kështu si janë kanë nisur mund t’i punësojnë edhe 400.000 veta. Mbahen në mend edhe për disa gjëra tjera të parëndësishme, si bisedimet me Vuçiçin e Gjykata Speciale, por jo për diçka që do të ishte në interes të qytetarëve tanë.

Fundi i vitit 2014-të padyshim mund të quhet vit i migrimit ilegal ku shumë kosovarë u larguan nga Kosova. 2015-ta, vit i protestave. Po çfarë ngjarjesh pritni të ndodhin në vitin 2016-ën?

Nuk është mirë të parashikohen gjërat e këqija (liga). Ndonëse viti 2016 nuk pritet të jetë më i mirë se viti 2015. Përveç se pritet të jetë vit zgjedhor.

Sipas marrëveshjes së koalicionit PDK-LDK, ish-kolegu juaj i parties, z. Hashim Thaçi pritet të bëhet president i vendit më 2016. A pritni të merr këtë post aq të dëshiruar kreu i PDK-së, apo mund të jetë presidentja Atifete Jahjaga edhe për një mandat në krye të Presidencës? Dhe në rast se dështon zgjedhja e Thaçit si president, a pritet të ketë zgjedhje të reja në vitin e ardhshëm?

Nuk dëshiroj që ta parashikoj të ardhmen e ish-shefit tim të politikës. Ai ndoshta e ka ndonjë zgjidhje më të mirë, se kryesisht ai di të mendoj vetëm për veten e tij. Këtu është goxha mjeshtër.

A ka Kosova politikanë, udhëheqës të mire? Nëse po, cili sipas jush është i duhuri për të qeverisur me vendin…?

Kosova ka shumë njerëz të mirë. Sa u përket politikanëve liderë, këtu kemi qenë të pa fat në 25 vjetët e fundit. Ndoshta në të ardhmen do të jemi më me fat.

Jakup Krasniqi - brenda teksti

Të flasim për partinë tuaj “Nisma për Kosovën”. Ku është subjekti juaj politik aktualisht? Ka pasur disa largime pas themelimit. Sa po punoni ju në rritjen e saj dhe sa jeni i kënaqur me punën që po bën kryetari i subjektit tuaj, Fatmir Limaj? A do të ishte e gatshme NISMA për zgjedhje të reja?

NISMA ishte një iniciativë qytetare. Në fillimet e saj njerëzit kishin pritje më të mëdha. Kur pritjet janë të mëdha ndodh edhe ndonjë zhgënjim, kjo ndodh edhe me partitë e mëdha. Por Nisma në rrugëtimin e saj ka treguar konsistencë e parimësi politike, gjithnjë e më tepër ka një profilizim të qartë politik që nuk mund të haset në partitë tjera politike. Jam i kënaqur me punën e secilit që është i angazhuar me të gjitha energjitë e veta. Kryetari është shumë i vendosur dhe i angazhuar për të krijuar një profil të ri politik në Kosovë. Sigurisht që jemi të gatshëm, pasi tani e kemi edhe një përvojë politike të organizimit.

Mendimi juaj për fund, kah po shkon Kosova?

Pas pritjeve të mëdha që i kishim pas Pavarësisë së Kosovës, tani kudo vërehet një zhgënjim. Prodhim i zhgënjimit ishte edhe ikja e qytetarëve në drejtim te vendeve te BE-së. Unë dëshiroj të mendoj se kriza është momentale dhe se Kosova i ka të gjithë predispozitat për të ecur suksesshëm përpara. Kosovës gjithsesi i duhet një rirreshtim politik. Këta liderë e këto parti politike që e kanë krijuar ketë realitet, nuk kanë shanse ta ndryshojnë. Vendit i duhen liderë të tjerë për ta dërguar në destinacionin e dëshiruar. Në demokraci kjo varet shumë nga qytetarët, nga zgjedhjet që i bëjnë ata. /tesheshi.com/

Related Posts

Saviano: Vuajtjet e mia
Intervista

Saviano: Vuajtjet e mia

05/05/2025
Shkrimtari i shquar amerikan dhe libri i tij me famë: Drejtësia, ajo që do e mund Izraelin!
Intervista

Shkrimtari i shquar amerikan dhe libri i tij me famë: Drejtësia, ajo që do e mund Izraelin!

16/01/2025
Mendimtari hebre Ilan Pappe: Dehumanizimi, në AND-në e Izraelit!
Intervista

Mendimtari hebre Ilan Pappe: Dehumanizimi, në AND-në e Izraelit!

15/01/2025
Next Post
Obama & Merkel, prerazi Greqisë: Zbato reformat!

Obama & Merkel, prerazi Greqisë: Zbato reformat!

Mbush 90 vjeç Giorgio Napolitano, një president me shumë rekorde

Mbush 90 vjeç Giorgio Napolitano, një president me shumë rekorde

Një mënyrë shumë e thjeshtë për të hequr njollat e çajit dhe të kafes

Një mënyrë shumë e thjeshtë për të hequr njollat e çajit dhe të kafes

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni