Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pas Shqipërisë, Farage hap “front lufte” me Greqinë

    Pas Shqipërisë, Farage hap “front lufte” me Greqinë

    Mesazhet për Gazën nga Ballkani prej Albanese-s, gruas “më të bukur në botë” për momentin

    Mesazhet për Gazën nga Ballkani prej Albanese-s, gruas “më të bukur në botë” për momentin

    Izraeli vret fëmijë që po mbushnin ujë, justifikimi cinik: “Ishte një gabim teknik”

    Izraeli vret fëmijë që po mbushnin ujë, justifikimi cinik: “Ishte një gabim teknik”

    Egërsi e pandërprerë izraelite: 800 të vrarë duke kërkuar ndihmë

    Egërsi e pandërprerë izraelite: 800 të vrarë duke kërkuar ndihmë

    Shpëtuar për qime në luftën 12-ditore

    Shpëtuar për qime në luftën 12-ditore

    Trump kërkon më shumë para për mbrojtje: sa shpenzon rajoni?

    Trump kërkon më shumë para për mbrojtje: sa shpenzon rajoni?

    A po afron një katastrofë ekologjike në kontinent?

    A po afron një katastrofë ekologjike në kontinent?

    Poshtërsi tipike serbe nga kisha e tyre në përkujtimin e Srebrenicës

    Poshtërsi tipike serbe nga kisha e tyre në përkujtimin e Srebrenicës

    Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

    Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

EKSKLUZIVE/ Atë që bëri Rusia me Krimenë, kërkon ta bëjë Serbia me veriun e Kosovës – ja plani ogurzi për intervenim ushtarak

by te Sheshi
08/06/2015
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
EKSKLUZIVE/ Atë që bëri Rusia me Krimenë, kërkon ta bëjë Serbia me veriun e Kosovës – ja plani ogurzi për intervenim ushtarak

Nga redaksia

Atë që Rusia e bëri me Krimenë, atë ka në plan të bëjë dhe Serbia me veriun e Kosovës. Të dhëna të besueshme, tregojnë se Serbia  po  monitoron territorin e Kosovës me aeroplan pa pilot, po grumbullon armatim në Nish, ndërkohë që ka shtuar dhe prezencën ushtarake dhe policore në kufi me Kosovën.

Një burim ndërkombëtar, me kushtin që t`i ruhet anonimiteti, ka rrëfyer për redaksinë e portalit ‘tesheshi.com’ duke thënë shprehimisht se:  “Skenar ogurzi kanë përgatitur krerët ushtarakë dhe inteligjenca e shtetit të Serbisë me qëllim të realizimit të projektit të ngjashëm të invadimit dhe aneksimit të veriut të Kosovës, si Rusia në Krime”.

Sipas burimit, ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Kumanovë, kanë lehtësuar realizimin e këtij projekti serb, pasiqë tani, forcat ushtarake dhe policore serb kanë vendosur përforcimet e tyre përgjatë kufirit me Kosovën duke përqendruar dhe një sasi të madhe të armatimit.

Ja disa prej dëshmive të cituara të burimit:

“Që prej luftimeve në Kumanovë, mediat serbe nuk kanë pushuar së propaganduari se i njëjti skenar pritet të ndodhë edhe në veri të Kosovës”.

“Kjo propagandë e egër po bëhet me bekimin e qeverisë së Serbisë dhe nën udhëheqjen e krerëve të ushtrisë e Shërbimit Inteligjent Serb BIA, me qëllim që situata e sigurisë në këtë pjesë të Kosovës të jetë shumë e tensionuar”.

“Serbët janë duke pritur ditë më të ‘mirë’ për të ndërhyrë ushtarakisht në veriun e Kosovës”.

Burimi në fjalë, “invadimin ushtarak të shtetit serb në veri të Kosovës”, e ka sqaruar edhe më informacione të tjera të ngjarjeve të cilat janë duke ndodhur në Serbi dhe rreth Kosovës:

“Manovrat e përbashkëta ushtarake në mes  Serbisë dhe Rusisë, të cilat kanë ndodhur vitin e kaluar, pastaj dërgimi i ushtarëve serb në Moskë në paradën me rastin e 70-vjetorit të fitores ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore, si dhe paralajmërimi se gjatë këtij viti Serbia prapë do të mbajë manovra ushtarake të përbashkëta me Rusin në Serbi”, janë pra sipas këtij burimi, ndër faktet  kryesore se Serbia është duke përgatitur një invadim të shpejtë në veri të Kosovës deri në urën e lumit ‘Ibër’.

Më tej theksohet se: “Ka dyshime të bazuara nga shërbime të inteligjencës të shteteve anëtare të NATO-së, se në aeroportin e qytetit të Nishit në Serbi, forcat ushtarake ruse kanë lënë një sasi bukur të madhe të armatimit të tyre pas stërvitjeve, armatim ky që besohet të jetë shumë modern”.

Burimi ka shtuar se: “veprimet e shtetit Serbisë, shkeljet e hapësirës ajrore të Kosovës janë shumë shqetësuese, pasiqë 24 orë në ditë, territori i Kosovës dhe lëvizja e forcave të KFOR-it, FSK-së dhe Policisë së Kosovës, monitorohen me aeroplan të ushtrisë serbe pa pilot e që dyshohet se ngrihen nga aeroporti i Nishit”.

“Në këtë aeroport, vijon të thotë burimi,  që tani dihet botërisht së është më i ruajturi në rajon, armatimi që besohet të jetë i ushtrisë ruse, është strehuar nëpër hangarë, ndërsa ruhen nga roje të veshura me rroba civile”.

Në anën tjetër, zyrtarë të KFOR-it nga press-qendra për media në Kosovë i kanë thënë portalit ‘tesheshi.com’: “NATO është përgjegjëse për hapësirën ajrore të Kosovës, e që nga viti i shkuar nuk ka pas asnjë veprim në hapësirën ajrore të Kosovës”.

Zyrtarët në fjalë vijojnë më tej sqarimin e tyre duke thënë: “KFOR-i nuk ka asnjë evidencë për monitorim të aktiviteteve mbi Kosovë”.

Ndërsa sa i përket grumbullimit të armatimit të ushtrisë së Serbisë në aeroportin e Nishit dhe se a ka KFOR-i informacion, ata kanë theksuar se KFOR-i nuk ka asnjë aktivitet jashtë territorit të Kosovës.

“KFOR-i, nuk është i involvuar në asnjë aktivitet jashtë territorit të Kosovës”, janë shprehur zyrtarë të KFOR-it në Prishtinë për portalin ‘tesheshi.com’.

Sakaq, burimi ndërkombëtar që e përcjell këtë informacion në mënyrë konfidenciale, vijon duke thënë se  shkrurja e grafiteve të UÇK-së në ndërtesa banim në qendër të qytetit të Nishit, paralajmërimi për sulme armatosuara të shqiptarëve në Luginën e Preshevës e në veri të Mitrovicës e Kosovës, dhe kthimin e shqiptarëve në territoret e Nishit, janë vetëm propogandë serbe dhe asgjë më shumë.

Ai ka sqaruar se të gjitha këto informacione që përcillen kryesisht në gazetën ‘Kurir’ që njihet si shumë e afërt me shërbimin Inteligjent të Serbisë BIA, janë pjesë e skenarit për tensionim të situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Qëllim final i kësaj propogande, sipas burimit, është intervenimin ushtarak i Serbisë në veri të Kosovës, e që sipas planit ky intervenim do të kryhet pa zgjatur shumë, për 2-3 orë, duke vendosur më pas një gjendje në veri të Kosovës nën kontrollin e forcave serbe. /tesheshi.com/

Related Posts

Mesazhet për Gazën nga Ballkani prej Albanese-s, gruas “më të bukur në botë” për momentin
Bota & Rajoni

Mesazhet për Gazën nga Ballkani prej Albanese-s, gruas “më të bukur në botë” për momentin

14/07/2025
Izraeli vret fëmijë që po mbushnin ujë, justifikimi cinik: “Ishte një gabim teknik”
Kryesore

Izraeli vret fëmijë që po mbushnin ujë, justifikimi cinik: “Ishte një gabim teknik”

13/07/2025
Sërish për marrëzinë e shtetit bektashi: shpresa që vjen nga vetë Rama që mos bëhet realitet
Kryesore

Sërish për marrëzinë e shtetit bektashi: shpresa që vjen nga vetë Rama që mos bëhet realitet

13/07/2025
Next Post
Flet më në fund Erdogan: Asnjë parti nuk mund të qeverisë e vetme, duhet pjekuri

Flet më në fund Erdogan: Asnjë parti nuk mund të qeverisë e vetme, duhet pjekuri

Rruga e Arbrit, hapet tuneli në Qafë të Buallit: Asiston Rama

Rruga e Arbrit, hapet tuneli në Qafë të Buallit: Asiston Rama

Zëdhënësi qeverisë turke i bën thirrje partive opozitare që të formojnë një koalicion qeverisës

Zëdhënësi qeverisë turke i bën thirrje partive opozitare që të formojnë një koalicion qeverisës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Thirrja më e fundit për mbylljen e RTSH-së: ç’ndodh aty dhe nga duhet të nisë reformimi

Thirrja më e fundit për mbylljen e RTSH-së: ç’ndodh aty dhe nga duhet të nisë reformimi

14/07/2025
Pas Shqipërisë, Farage hap “front lufte” me Greqinë

Pas Shqipërisë, Farage hap “front lufte” me Greqinë

14/07/2025
Mesazhet për Gazën nga Ballkani prej Albanese-s, gruas “më të bukur në botë” për momentin

Mesazhet për Gazën nga Ballkani prej Albanese-s, gruas “më të bukur në botë” për momentin

14/07/2025
Versioni tjetër mbi besëprerjen në Theth nga i akuzuari për besëprererje

Versioni tjetër mbi besëprerjen në Theth nga i akuzuari për besëprererje

14/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni