Barcelona sapo ka fituar pa shumë kokëçarje ndaj Eibarit, ndonëse luante në fushë kundërshtare.
Miqtë e realizuan shpejt golin e parë, në minutën e 16-të, me anë të Suarez-it, duke gjetur qetësinë e duhur për të administruar më tej lojën.
Dalja e Orellana-s me karton të kuq për vendasit në minutën e 66-të ua lehtësoi punën udhëtuesve.
Goli i sigurisë për ta u shënua nga Alba dy minuta para mbarimit të lojës.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes qe 0-2; Barcelona shkon në kuotën e 62 pikëve në krye të klasifikimit të La Ligës dhe përgatitet për përballjen e së martës ndaj Çelsit në Champions League.
Sevilja fitoi më herët 1-2 në fushën e Las Palmasit.
Valencia luan sonte në mbrëmje në transfertën ndaj Malagës. Atletiko e Madridit, si ndjekëse më e afërt e Barcelonës, ndeshet të dielën me Atletik Bilbaon. /tesheshi.com/