E paimagjinueshmja ka ndodhur: kreu demokrat Basha ka mbështetur aktin e qeverisë Rama për dëbimin e dy dipomatëve iranianë nga Shqipëria, mes tyre dhe vetë ambasadori.
“Shpreh mbështetjen për dëbimin e diplomatëve iranianë”, ka deklaruar Basha.
Më herët, Trump i përcolli një letër falenderimi kryeministrit Rama, për aktin e ndërmarrë.
Por në një reagim të fundit, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Ghasemi tha se “Shqipëria po bëhet një viktimë e pafajshme e SHBA-ve, Izraelit dhe disa grupeve terroriste.”
Sipas tij, SHBA dhe Izraeli po punojnë për të shkatërruar marrëdhëniet mes Iranit dhe vendeve europiane ndërsa Shqipëria nuk duhet të lejojë të tjerët që të diktojnë marrëdhëniet me Teheranin. /tesheshi.com/