Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Edi Rama në Dojçe Vele: Liderët e mafias janë në anën tjetër të Adriatikut!

by te Sheshi
23/09/2015
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Edi Rama në Dojçe Vele: Liderët e mafias janë në anën tjetër të Adriatikut!

Në emisionin televiziv “Conflict Zone” të DW, kryeministri shqiptar Edi Rama në bisedë me Tim Sebastian flet për sistemin e korruptuar të drejtësisë në vend, ëndrrën për Europën, si dhe fantazmat e së shkuarës në Ballkan.

Gazetari britanik që punon për Deutsche Welle-n dhe drejton emisionin e ri televiziv “Conflict Zone”, Tim Sebastian e ftoi kryeministrin Edi Rama në një intervistë me tone replikuese, ku preken temat më të nxehta aktualisht në Shqipëri, si lufta kundër krimit të organizuar dhe drogës, lufta kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë, por edhe më gjerë, bashkëpunimi në Ballkan dhe rrezikun e rikthimit të fantazmave të së shkuarës në rajon.

“Jam absolutisht i bindur se Europa ka nevojë për Ballkanin sot, ashtu si edhe Ballkani ka nevojë për Europën”,  shprehet kryeministri i Shqipërisë dhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në intervistë me Deutsche Wellen, duke theksuar se gjithnjë e më shumë njerëz në Ballkan kanë një lloj lodhjeje me durimin e vazhdueshëm, prandaj nevojitet të lëvizim më shpejt dhe përpara.

“Ballkani është Europë”

 “Dua të them se Ballkani është Europë dhe nëse Ballkani sot është një histori e suksesshme e paqes dhe e bashkëpunimit në botën tonë, ka një arsye për këtë, dhe arsyeja është, sepse ne të gjithë duam të jemi pjesë e Europës, dhe nëse paqja erdhi mes shqiptarëve dhe nëse për herë të parë, unë vizitova Beogradin pas 68 vjetësh si kryeministër shqiptar, dhe kryeministri Vučić erdhi në Tiranë, si kryeministri i parë serb që shkeli në Shqipëri, kjo tregon diҫka, sigurisht i tregon botës sonë, por tregon para së gjithash aspiratën e njerëzve tanë për të qenë pjesë e Europës…“

Kërcënim ndaj Europës me fantazmat e së shkuarës në Ballkan?

 Një pikë e nxehtë e intervistës është debati i zhvilluar pas pyetjes së gazetarit të Deutsche Welles mbi fantazmat e së shkuarës në Ballkan, të cilin gazetari e cilëson si një kërcënim të Ramës për Europën nëse ajo nuk shpejton me integrimin.

Tim Sebastian: Dhe përveҫ këtyre të gjithave, është kërcënimi që ju bëtë në maj, kur i thatë gazetës turke, Hyriet: “Për sa kohë që ëndrra jonë europiane është gjallë, Ballkani nuk do të ketë shqetësime, por nëse kjo ëndërr zhbëhet, do të kemi shqetësime.“Me fjalë të tjera: Na jepni atë që duam, ose ne do t’iu shkaktojmë probleme.“

Edi Rama: Jo, kjo nuk është kështu

Tim Sebastian: Ky është kërcënim, pse nuk është kështu?

Edi Rama: Nuk është kërcënim.

Tim Sebastian: Tingëlloi shumë si i tillë.

Edi Rama: “Tingëlloi i gabuar atëherë, por nuk është kërcënim. Kjo është një e vërtetë e thjeshtë, ne vijmë nga një histori e gjatë e gjakderdhjes, konflikteve e kështu me radhë. Kështu fantazma është e shkuara përreth nesh e ose gjenerata jonë do të bëjë gjënë e duhur dhe do të bashkohemi të gjithë në Europë, dhe kjo merr fund, ose do të jetë fantazma e së shkuarës ajo që do të marrë gjendjen në dorë. Kjo është shumë e thjeshtë.“…“Jam duke e përsëritur se Europa duhet të jetë strategjike në lidhje me Ballkanin, nuk është „business as usual“, është një hapësirë, që ju e dini shumë mirë, se ka qenë problem i madh me shekuj për njerëzit që jetonin në këtë hapësirë, por edhe për kontinentin. Tani është një hapësirë që ndodhet në një moment të ri fantastik të paqes dhe bashkëpunimit, por kjo paqe është shumë e madhe për supet tona.“

Sistemi i drejtësisë si industri përfitimi

Një nga frontet më të vështira të reformave në Shqipëri është ajo e sistemit të drejtësisë. Në „Conflict Zone“, kryeministri Rama deklaron se „ne nuk kemi vetëm gjykatës të korruptuar, ne kemi një drejtësi të tërë të korruptuar, që punon si korporatë, si një industri përfitimi. Dhe ne jemi duke e ndryshuar këtë, duke filluar me reformën që do të kalojë këtë vjeshtë.“…“Drejtësia është ҫështja jonë ende e hapur. Dhe unë ua kam thënë gjithmonë bashkëqytetarëve të mi: Nëse ne nuk jemi në gjendje të kemi një drejtësi dinjitoze për vendin, nuk do të jemi kurrë në gjendje të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian.“

Në intervistë për „Conflict Zone“, gazetari i Deutsche Welles prek edhe temën e krimit të organizuar dhe luftën kundër plantacioneve të drogës në Shqipëri, duke marrë përgjigjen nga kryeministri Edi Rama, se janë duke u fshirë nga sipërfaqja plantancionet me kanabis, gjë që solli edhe vlerësime nga Bashkimi Europian. Por gazetari i Deutsche Welles këmbëngul:

Tim Sebastian: Ok, po sa liderë të mafias keni marrë nga rruga. Sa liderë të mafias?

Edi Rama: Liderë të mafias?

Tim Sebastian: Po, dua të them se sa keni burgosur?

Edi Rama: Ne nuk kemi liderë të mafias në Shqipëri, liderët e mafias janë në Europë.

Tim Sebastian: Oh vërtet?

Edi Rama: Natyrisht.

Tim Sebastian: Pra ju nuk keni krim të organizuar? Kështu kur departamenti i shtetit thotë: Shqipëria është një burim dhe vend destinacion për trafikimin, ju nuk keni kriminelë?

Edi Rama: Jo, jo jo, ju folët për liderë të mafias. Liderët e mafias janë në anën tjetër të Adriatikut. Ne kemi krimin e organizuar të lidhur me të dhe të mos flasim më për mafian kombëtare. Nuk ka mafie kombëtare. Nuk ka person të krimit të organizuar që kapet që të mos ketë, tre, katër ose pesë kode në telefonin e tij celular. Kështu ka një ndër-lidhje.“

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Next Post
Disa ‘sekrete’ dhe përfitime të organizmit nga qepa e kuqe

Disa ‘sekrete’ dhe përfitime të organizmit nga qepa e kuqe

Duke eksploruar historinë islame të Andaluzisë

Duke eksploruar historinë islame të Andaluzisë

Kurban Bajrami: Politika kosovare vërshon në urime, përfshirë dhe Ramushin

Kurban Bajrami: Politika kosovare vërshon në urime, përfshirë dhe Ramushin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni