Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka shprehur gjithë solidaritetin në emër të shqiptarëve për Turqinë dhe popullin e saj, pas atyre orëve të vështira që kaloi natën e kaluar, ku u tentua një grusht shteti.
Rama, në një postim në Facebok, ka shkruar:
“I lumtur per popullin vella te Turqise dhe mikun e çmuar Presidentin Erdogan per daljen me sukses te plote nga nje nate tejet e veshtire!”, thekson Rama.
Përcaktimi “vëlla” deri më sot ka ardhur vetëm nga ana e qeveritarëve të Ankarasë dhe nuk është kthyer me monedhë të njëjtë nga qeveritarët e Tiranës.
Këtë përcaktim në mënyrë të drejpërdrejtë edhe Edi Rama e thotë për herë të parë. Çka është një qëndrim i qartë politik i lidhur edhe me relacionet e ngushta që kryeministri shqiptar ka me presidentin Erdogan. /tesheshi.com/