Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Peshkopi serb kundër LGBT: “Po të kisha armë, do ta përdorja”

    Peshkopi serb kundër LGBT: “Po të kisha armë, do ta përdorja”

    Kurti në Bruksel: Asnjë tërheqje nga reprociteti në kufi!

    Kurti në Bruksel: Asnjë tërheqje nga reprociteti në kufi!

    Mediat ruse: Serbia po na kthen shpinën!

    Mediat ruse: Serbia po na kthen shpinën!

    Shihni sesi një stuhi rëre “gëlltit” Dubain

    Shihni sesi një stuhi rëre “gëlltit” Dubain

    Edhe SHBA “skërmit dhëmbët”: ç’është Minuteman III?

    Edhe SHBA “skërmit dhëmbët”: ç’është Minuteman III?

    Një kallëzim penal nga Gjakova nr. 2 të Kuvendit serb

    Një kallëzim penal nga Gjakova nr. 2 të Kuvendit serb

    Paniku COVID në Kinë: skena të paimagjinueshme

    Paniku COVID në Kinë: skena të paimagjinueshme

    “Provokacija” e NATO-s: zgjedh Kosovën për “Defender Europe 23

    “Provokacija” e NATO-s: zgjedh Kosovën për “Defender Europe 23

    Faktori kërcënuës rus, skandinavët bëhen bashkë

    Faktori kërcënuës rus, skandinavët bëhen bashkë

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Edi Rama: fushata si “dy pika uji” me atë të Donald Trump dhe Alfred Peza pas saj

Nga te Sheshi
02/07/2017
në Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Edi Rama: fushata si “dy pika uji” me atë të Donald Trump dhe Alfred Peza pas saj

U bë fenomen botëror fitorja e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara, jo vetëm nga produkti, por nga mënyra e komunikimit me njerëzit.

Thelbi i fushatës Trump në SHBA ishte pikërisht suksesi i depërtimit në rrjetet sociale, ç’ka i dha një konfidencë më të madhe me njerëzit.

Shumë  e ironizonin Trump-in, kur në 2 të natës ai hidhte në rrjet twitt-et e tij të famshme, apo videot e komunikimit direkt. Të gjitha analizat e bëra pas zgjedhjeve nxorën që Brad Pascale, gjeniu dixhital i Donald Trump ishte strategu i tij i komunikimit dhe i afrimit rreth vetes të të gjithë votuesve që nuk donin që në pushtet të vijë Hillary Clinton, si dhe të merrte mbështetës edhe nga zona gri.

Në Shqipëri, kur një vit më parë Edi Rama nisi t’u përgjigjet një për një komentuesve të tij në rrjetet sociale, shumë vetë e cilësuan si një trill për të tërhequr vëmendjen dhe e shpotitën shumë, por realisht kjo ishte një strategji e tij për të arritur depërtimin e plotë të mesazhit të tij politik.

Rama sfidoi median tradicionale duke cilësuar “kazan mediatik”, brenda së cilit nominoi pa kurrfarë druajtje një pjesë të opinionistëve që i njihte mirë dhe që shfaqeshin hapur jo si një shprehje e publikut por si instrumenta të interesave të disa politikanëve.

Në mënyrë të suksesshme ai hodhi metaforën e “tepsisë” në politikë, ç’ka pati një efekt të menjëhershëm dhe arriti të përçojë menjëherë mesazhin.

Të dyja këto strategji duket se janë krejtësisht të ngjashme me ato që u ndoqën nga strategët e fushatës së Donald Trump:

rrjete sociale, mesazh shumë i shkurtër, pa zgjatime, mënyrë e drejpërdrejtë dhe sulm ndaj “politikës së vjetër” që “e ka bërë vendin përshesh”.

Këtë strategji synuan ta implementojnë edhe Lulzim Bashae Ilir Meta, të cilët u shfaqën si ithtarë të Trump-it; madje Basha zhvilloi në mes të fushatës një takim-fotografi me presidentin amerikan; por nuk ngjitën asnjëra as tjetra, pasi ishin montuar keq dhe pa një strategji.

Edi Rama, përveç të tjerave emëroi një Sekretar në PS për dixhitalizimin, i cili është gazetari i njohur Alfred Peza.

Peza, ndërtoi dhe drejtoi disa rrjete që bashkuan dhe afruan socialistët dhe mbështetësit e tyre në një komunikim permanent ku ata shikonin, perceptonin dhe shkëmbenin mesazhet politike.

Fushata socialiste shpërndahej në disa portale dhe rrjete sociale që arritën që të grumbullonin votën e majtë dhe në fund të fundit, PS më 25 qershorit arriti të marrë thuajse të gjitha votat e përkrahësve të saj, plus një shtese që erdhi qoftë nga elektorati gri apo ai i krahëve të tjera.

E gjithë kjo punë nuk u krye brenda ditës, por ka mbi një vit që a nisur, zbatuar dhe depërtuar, jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë, u aktivizua direkt në fushatë.

Disa muaj më parë, Kryeministri hapi edhe “televizionin e tij” ERTV në Facebook, që rezultoi një sukses absolut në ndjekje dhe shpërndarje. Aty shfaqeshin aktivitetet e gjithë ditës në fushatë, që nga kafja e mëngjesit me njerëz të zaonshëm, takimet e paradites, drekat në shtëpitë e njerëzve të zakonshëm, apo takim me ta në ambiente lokalesh të thjeshta, të cilët u bënë “hit” në rrjet duke thyer çdo rekord të audiencës. Këto aktivitete shpërndaheshin në kohë reale nga ekipi dixhital i PS-së nën udhëheqjen e Alfred Pezës, që me një disiplinim prefekt, sinkronizonte menjëherë një “armatë” dhjetëramijëshe që të shpërndante videot e ERTV.

1 milionë

Në nëntorin e vitit të shkuar, Edi Rama ka arritur 1 milion ndjekës në faqen e tij të Facebook-ut. Përkrahës i rrjetit social twitter në fillimet e tij të komunikimit online, ai siç duket nuk  e ka parë trendin anglosakson me 140 karaktere si më të duhurin për komunikim masiv.

Por në Shqipëri Facebook-u është më popullor.

Me marrjen e detyrës së kryeministrit, Rama ka qenë gjithnjë e më aktiv në FB, duke e përdorur shumë edhe për videomesazhe, që patën shpejt një trend zgjerimi dhe një interaktivitet të dendur.

Duke pasur edhe aftësinë e backround-in si publicist, kryeministri e ka përdorur fuqishëm rrjetin e njohur social për të komunikuar personalisht me ndjekësit e tij që shtoheshin, por edhe aktivizoheshin dendur, duke krijuar të gjitha aspektet e një media të vërtetë dhe të fuqishme.

Në një intervistë me Blendi Fevziun në Opinion, Rama e sfidoi gazetarin e njohur kur u ngacmua se mediat audiovizive i duhen kryeministrit për imazh.

Edi Rama tha se një mesazh nëse do të duhet ta përcillte i mjaftonte një video në Facebook dhe kishte audiencë më të madhe se televizionet.

Fevziu, që është një studiues i kujdesshëm i audiencës, e pohoi këtë fakt.

Faqja e tij e Facebook-ut u kthye në një organ mediatik i vërtetë, pasi Rama e ka pasuruar me rubrika të reja siç është ajo kulturore Armakord, ku publikohen foto ekskluzive dhe të njohura për masën e gjërë, të cilat rimerren nga media të ndryshme në vend.

Por ajo që duket se i dha një efekt increshendo është aktivizimi personal i kryeministrit për të debatuar dhe për t’i dhënë përgjigje çdo komentuesi të statuseve të tij, që realisht kanë krijuar edhe një model diskutimi me mjedisin politik, pasi nuk ka fyerje dhe eksese verbale, gjë që e gjen shpesh në komunikimin e të enjteve në Kuvend, por edhe në sallonet e debateve në televizione të ndryshme.

Numri i madh i mbështetësve nuk është shumë i rëndësishëm për kryeministrat përgjithësisht, pasi Matteo Renzi përshembull, kryetar i qeverisë së Italisë me 57 milionë banorë ka më pak se 1 milionë ndjekës, apo kryeministri i Francës ka më pak se 960 mijë.

Por për Shqipërinë me vetëm 3 milionë banorë dhe gati 7 milionë në treva, kjo shifër e ndjekësve përbën një grumbullim të rëndësishëm publik të debatit dhe komunikimit.

Në Shqipëri, edhe Sali Berisha, i cili gjithashtu është aktiv në Facebook, ka 1 milionë ndjekës. Një pjesë të kësaj shifre e arriti kur ishte kryeministër, me metoda kryesisht të tërthorta të gjetjes së fansave, siç u bë e ditur nga disa media në vend. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Tërmeti me “50 holokauste” që shkaktoi Mahmoud Abbas në Berlin
Politikë

Tërmeti me “50 holokauste” që shkaktoi Mahmoud Abbas në Berlin

17/08/2022
Vuçiç në Bruksel: terrorin gjenetik serb ia mvesh Kosovës
Politikë

Vuçiç në Bruksel: terrorin gjenetik serb ia mvesh Kosovës

17/08/2022
Mediat ruse: Serbia po na kthen shpinën!
Ballkani

Mediat ruse: Serbia po na kthen shpinën!

17/08/2022
Lajme të tjera
Emigratët në brigjet italiane, Roma e quan tragjedi! Pritet takimi i Parisit

Emigratët në brigjet italiane, Roma e quan tragjedi! Pritet takimi i Parisit

Wi-Fi kudo, Facebook vjen me aplikacionin më të ri

Wi-Fi kudo, Facebook vjen me aplikacionin më të ri

Milan ble Chalanoglu, turku do të jetë “xholi” i Montellës

Milan ble Chalanoglu, turku do të jetë “xholi” i Montellës

TË FUNDIT

Peshkopi serb kundër LGBT: “Po të kisha armë, do ta përdorja”

Peshkopi serb kundër LGBT: “Po të kisha armë, do ta përdorja”

7 orë Më parë
Kurti në Bruksel: Asnjë tërheqje nga reprociteti në kufi!

Kurti në Bruksel: Asnjë tërheqje nga reprociteti në kufi!

12 orë Më parë
Vuçiç në Bruksel: terrorin gjenetik serb ia mvesh Kosovës

Vuçiç në Bruksel: terrorin gjenetik serb ia mvesh Kosovës

13 orë Më parë
Ardhja e “dimrit rus”, lutja 1-gradëshe e Ursula von der Leyen

Ardhja e “dimrit rus”, lutja 1-gradëshe e Ursula von der Leyen

13 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Tërmeti me “50 holokauste” që shkaktoi Mahmoud Abbas në Berlin

Tërmeti me “50 holokauste” që shkaktoi Mahmoud Abbas në Berlin

17/08/2022
Mediat ruse: Serbia po na kthen shpinën!

Mediat ruse: Serbia po na kthen shpinën!

17/08/2022
SHBA-të e dinin planin e pushtimit rus: “Djema, hapni llogore!”

SHBA-të e dinin planin e pushtimit rus: “Djema, hapni llogore!”

17/08/2022
Rrëfimi i Hava Malokut, kosovares së LinkedIn-it: Të synosh hënën për të qenë mes yjesh!

Rrëfimi i Hava Malokut, kosovares së LinkedIn-it: Të synosh hënën për të qenë mes yjesh!

17/08/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Feston Hajdini: “Shamia”: debat apo mobilizim kauze?

Nga Amir B. Ahmeti: Kosova: shtet laik, sekular apo ateist?

Nga Evans Drishti: Mos e quani (zh)”veshjen” kulturë, ajo është arrogancë…

Pastori kosovar që “s’beson” në Zot

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist