Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Edi Rama del i tensionuar nga zyra e Ilir Metës: sekretarët e PS-së përgatiten për zgjedhje

by Te Sheshi
22/06/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Edi Rama del i tensionuar nga zyra e Ilir Metës: sekretarët e PS-së përgatiten për zgjedhje

Edi Rama ka takuar Ilir Metën, siç ndodh shpesh të mërkurave, apo, dhe siç e ka parashikuar dje tesheshi.com, pas votimit të LSI-së dhe PDIU-së ndryshe nga PS-ja.

Takimi është zhvilluar në zyrën e Ilir Metës, në kryesinë e Kuvendit, pa asnjë njeri tjetër të pranishëm. “Katër sysh”, siç thuhet ndryshe për takimet “kokë më kokë”.

Plani fillestar ishte që të ketë takim treshe të koalicionit, por jo pa qëllim Shpëtim Idrizi është lënë jashtë axhendës, pasi Rama siç duket nuk ka dashur “dëshmitarë” në takimin me bashkëkryetarin tjetër të mazhorancës qeverisëse.

Siç mësohet, Edi Rama ka shkuar me një mesazh të qartë tek aleati i tij kryesor: nëse do të ketë vullnet të LSI-së për të votuar kundër nismave kryesore të qeverisë, kjo do të merret si një sinjal i qartë se LSI-ja ka qëndrim të ndryshëm për koalicionin dhe qeveria nuk ka pse të qëndrojë në këmbë, gjithashtu dhe kjo mazhorancë. Rama ka qenë i gatshëm për ta çuar vendin në zgjedhje.

Meta, siç bëhet e ditur, nuk është se i vlen shumë varianti i zgjedhjeve, por mundohet ta shesë këtë perceptim në publik si presion të kryeministrit.

Burime pranë grupit parlamentar të PS-së theksuan se këtë herë Edi Rama ka qenë i qartë, se nuk do të vazhdonte të qeveriste me një forcë politike që voton në Kuvend kundër ligjeve të qeverisë. “Kjo nuk ka lidhje me koalicionin”, mësohet të jetë shprehur Edi Rama.

Por problem është se përgatitjet e Ramës në fshehtësi tek strukturat e PS-së kanë vërtetuar një fenomen të rrezikshëm, me LSI-në që ka “futur duart” në shumë struktura të PS-së në rrethe, duke marrë deri edhe kryetarë organizatash socialiste për t’i punësuar, ndërkohë që Rama i  ka lënë pa punë. Shumë deputetëve socialistë u është thënë: “LSI-ja e mban fjalën, ju jeni bukëshkalë.”

Këtë situatë mësohet se Rama e ka konsideruar si “diversion politik”, e se së shpejti do të merren masa për t’u përjashtuar nga PS-ja të gjithë ata persona në bazë që kanë pasur bashkëpunim apo janë punësuar nga LSI-ja.

Në fshehtësi, Rama po krijon organizata të reja në rrethe, në mënyrë që të mos preket struktura e militancës dhe e komisionerëve. Musa Ulqinit, sekretarit të burimeve njerëzore në PS, Rama i ka lënë detyrë që të bëjë një listë të plotë e të qartë komisionerësh dhe numëruesish besnikë.

Duke njohur kapacitetet e Ulqinit për të absorbuar bazën socialiste, kyeministri ia pati lënë këtë detyrë edhe në zgjedhjet e vitit 2013, ndërsa ishte Musa Ulqini i sapokthyer që e hartoi listën e komisionerëve të kryeqytetit.

Ndërkaq, një zhvillim tjetër që jep shenjë për afrimin e zgjedhjeve është edhe manovra e Kokëdhimës për të treguar sinjale pro Metës. Portale pranë LSI-së po e akuzojnë këto ditë Edi Ramën se është treguar “besëprerë” me Koçon.

Po si mund të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme?

Nëse nuk votohet reforma në drejtësi, bëhet e njohur se kryeministri do të kërkojë votëbesim të tij në Kuvend. Dhe nëse ndodh që qeveria të mos e sigurojë votëbesimin, vendi shkon në zgjedhje. Pasi do të ishte shumë e vështirë të formohet një mazhorancë kalimtare PD-LSI me kryeministër Ilir Metën. Kjo do të kishte kosto të madhe, po të kemi parasysh se në 2017-n zhvillohen si zgjedhjet parlamentare, ashtu dhe ato presidenciale.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër Ilir Metës, duke i kërkuar të fusë reformën në drejtësi në programin parlamentar, si pjesë e kalendarit të muajit korrik. Tani pritet përgjigja e kreut të Kuvendit për të llogaritur lëvizjet e radhës… /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Next Post
Për drekë kemi vezë të pjekura në domate

Për drekë kemi vezë të pjekura në domate

PD akuzon Edi Ramën edhe për dhunën në kopshtin e fëmijëve: vepronte nën hundën e Ministrisë së Arsimit

PD akuzon Edi Ramën edhe për dhunën në kopshtin e fëmijëve: vepronte nën hundën e Ministrisë së Arsimit

Kryeministri Mustafa nuk tregon se kur apo me kë do të zëvendësohet Ferid Agani

Kryeministri Mustafa nuk tregon se kur apo me kë do të zëvendësohet Ferid Agani

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

06/07/2025
Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

06/07/2025
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni