Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Edhe shtatori, rënie në ekonominë e eurozonës

Treguesit aspak të mirë, në “Gjermaniën e ëndrrave” për ballkanasit

by te Sheshi
24/09/2022
in Ekonomi, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Edhe shtatori, rënie në ekonominë e eurozonës

Aktiviteti i biznesit në eurozonë ra sërish në shtator, për të tretin muaj radhazi, në një mjedis presionesh gjithnjë e më të theksuara çmimesh mbi ekonominë dhe standardin e qytetarëve, tregoi të premten raporti mujor i S&P Global.

Indeksi i menaxherëve të blerjeve (PMI) në sektorin privat të eurozonës ra në shtator për 0,7 pikë krahasuar me gushtin, në 48,2 pikë dhe është në nivelin më të ulët në 20 muaj, njoftoi kompania hulumtuese.

Vlerat e indeksit më të ulëta se 50 pikë tregojnë një rënie të aktivitetit.

Kur përjashtohen shifrat nga periudha kur aktivitetet u pezulluan për shkak të kufizimeve të rrepta pandemike, dobësimi i PMI në shtator është më i madhi që nga viti 2013, thekson S&P Global.

Një recesion në eurozonë, shumë i mundshëm

Rënia u thellua si në sektorin e prodhimit, ashtu edhe në atë të shërbimeve, si dhe kërkesa u dobësua për të tretin muaj radhazi, nën presionin e kostove të larta të jetesës dhe pesimizmit gjithnjë e më të theksuar.

Më e keqja është në Gjermani, PMI e së cilës në shtator ishte në nivelin më të ulët që nga maji 2020, me rënien më të madhe të aktivitetit në sektorin e shërbimeve në pak më shumë se 13 vjet.

Aktiviteti në industri, gjaku i ekonomisë gjermane, ra gjithashtu, megjithëse disi më i butë se në gusht, falë lehtësimit të ndërprerjeve në zinxhirët e furnizimit, thuhet në raport.

Në nivel të Eurozonës, rritja e mprehtë e çmimeve të energjisë rriti më tej kostot e kompanive dhe në disa raste e kufizoi prodhimin, ndaj indekset që tregojnë lëvizje çmimesh sinjalizojnë një rritje të përsëritur të presioneve inflacioniste.

“Një recesion në eurozonë ka shumë të ngjarë, pasi kompanitë raportojnë përkeqësim të kushteve të biznesit dhe forcimin e presioneve të çmimeve të lidhura me një rritje të mprehtë të kostove të energjisë,” tha Chris Williamson, kryeekonomist i biznesit në S&P Global Market Intelligence.

Përkeqësimi më i madh në Gjermani

“Vlerësimi i parë i PMI tregon për një tkurrje prej 0.1 për qind në ekonomi në tremujorin e tretë,” shtoi Williamson.

Punësimi u rrit me të njëjtin ritëm si në gusht, kur rritja ishte më e dobëta në 17 muaj, gjë që, sipas S&P Global, reflektoi një frenim në rritje nga punëdhënësit në punësimin.

Në kushte të tilla, pritshmëritë e drejtuesve të biznesit për dymbëdhjetë muajt e ardhshëm janë përkeqësuar ndjeshëm, duke rënë në nivelin më të ulët që nga maji 2020.

Kur përjashtohet periudha e pandemisë, ajo është në nivelin më të ulët që nga nëntori 2012.

Deri tani përkeqësimi më i madh u regjistrua në Gjermani, ndërsa në Francë pritjet u përmirësuan pak, tregoi raporti.  /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?
Ekonomi

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Next Post
Vdekja merr Sali Shijakun, babain penelues të heronjve shqiptarë

Vdekja merr Sali Shijakun, babain penelues të heronjve shqiptarë

Dy arsyet e transferimit të trupave rezervë të NATO-s në Kosovë

Dy arsyet e transferimit të trupave rezervë të NATO-s në Kosovë

Zvicra, furnizimin me karburant nga rezervat strategjike

Zvicra, furnizimin me karburant nga rezervat strategjike

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni