Shpend Ahmeti nga ekipi negociator i Kosovës për dialogun me Serbinë dhe njëherësh lideri i Partisë Social Demokratike formuar me të ikur nga Vetëvendosje, kërkoi pezullimin e taksës për produktet nga Serbia dhe Bosnja, në mënyrë që, siç tha ai, t’i jepet mundësia vazhdimit të procesit të dialogut.
Ahmeti beson se në rast se dialogu dështon, taksa duhet të hiqet.
Ai nga ana tjetër tha se vendimi për të pezullimin e taksës duhet të merret në unison mes të gjitha subjekteve politike.
“Nevojitet bashkërendimi i të gjitha subjekteve politike, dhe vendimi e pezullimit duhet të jetë i përbashkët”, tha Ahmeti.
Ai njoftoi se një platformë për vazhdimin e dialogut me Serbinë do të paraqitet në Kuvendin e Kosovës javën e ardhshme. /tesheshi.com/